E Diel, 1 Nëntor 2026

Perplasja ne opozite Milo-Braces Gjykimet emocionale paragjykime te vjetra

Humbjet nga rrjedhja e votes kreu i PDS-se Mungesa e analizes politike sjell pasoja negative

Pas akuzave ndaj aleateve te PS-se te shprehura dy dite me pare nga nenkryetari i grupit parlamentar socialist Erion Brace ne kuader te humbjes qe pesuan socialistet ne qarkun e Vlores ku kandidati mazhorances u shpall fitues edhe me votat e te majteve dje reagoi kreu i PDS-se Paskal Milo i cili iu kunderpergjigj deputetit socialist duke theksuar se pergjegjesite e humbjeve jane te deputeteve te selise roze dhe jo te aleateve. Milo nenvizoi ne prononcimin e tij per News 24 se shkak per humbjet ne Vlore por edhe ne Berat jane perzgjedhjet e gabuara nga deputetet e Partise Socialiste. Deputetet e nderuar te PS sigurisht duke ndjere humbjen e pamerituar te opozites ne Qarkun e Vlores apo ndonje qark tjeter si ai i Beratit nuk arrijne dot te kontrollojne emocionet dhe te bejne analizat qe duhen bere ne kete rast dhe kerkojne te transferojne pergjegjesite nga PS qe ka dhe numrin me te madh te perfaqesuesve ne Keshillat Bashkiake dhe qarqeve tek aleatet e tyre. Kjo ngarkon me pergjegjesi jo aleatet e PS por vete deputetet e PS dhe strukturat e PS. Dhe kjo nuk ka ndodhur vetem ne Vlore por edhe ne Berat ku z. Erion Brace eshte deputet i zones se Beratit dhe qe ka monitoruar nga afer procesin e zgjedhjes se kryetarit te Keshillit te Qarkut te Beratit dhe ku perfaqesues te PS qe nga kryetare komune kane votuar lsquopro perfaqesuesit te se djathtes - tha ai. Me tej kreu i PDS-se theksoi se Partia Socialiste dhe deputetet e saj duhet te tregojne nje gjykim jo emocional ndaj humbjeve te keshillave te qarqeve pasi sipas tij nese nuk do te zhvillohet nje analize e plote politike ndaj ketyre ceshtjeve pasojat do te jene edhe me shume negative. Nese do vazhdohet me kete fryme gjykimi emocional qe reflekton paragjykime te vjetra por edhe mungese kulture per te bere analiza te sakta politike kam frike se do kete zhvillime te tjera negative qe nuk do jene pergjegjesi e PDS as e dikujt tjeter ne rast se ato do te thellohen - pohoi Milo. Dy dite me pare nenkryetari i grupit parlamentar te PS- se Erion Brace fajesoi aleatet e PS-se per humbjet e opozites ne shumicen e keshillave te qarqeve ne Shqiperi. Ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook deputeti socialist theksoi se aleatet e socialisteve jane thjesht pazarxhinj dhe te shitur. Perfundimisht ne nuk kemi aleate por pazarxhinj Njeheresh dhe kryetare te partive aleate qe nuk kane me ndikim mbi njerezit e tyre. Nga Saranda ku nisi dy muaj me pare deri sot dje ne Vlore na kane shitur Keshilltaret e PDK te PSD te PDS te PUK te PSV 91 te PBDNJ - shkruan me tej deputeti i PS-se. Natyrisht si perhere edhe keshilltare socialiste Ky eshte sistemi ku ben qejf tradhtia. Ky sistem duhet shembur - deklaroi Brace.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›