Akuzat e PDK-së, Shkodra nën hetim

Pak ditë pas shpërthimit të skandalit të kutisë së manipuluar të Ruzhdijes, kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, rikujton se një denoncim të ngjashëm partia e tij ka bërë për qarkun e Shkodrës. Një hetim për fatin e të cilit nuk ka asnjë njoftim, përveç faktit që vetë zoti Ndoka konfirmon se KQZ-ja "nuk ka bashkëpunuar sipas asaj që kërkon ligji për të vënë në dispozicion të prokurorisë dokumentacionin e nevojshëm për hetimin e çështjes". Por që këtej, Ndoka shkon dhe më tutje në akuzën e tij, kësaj radhe ndaj organit të akuzës: "Ne disponojmë informacione se Prokuroret e çështjes, të vënë përballë presionit të gjithanshëm të pushtetit, po e zvarrisin çështjen pafundësisht, duke mos i dhënë asnjë përgjigje për denoncimin e Partisë Demokristiane". Por, çfarë ka ndodhur realisht. Në nëntor të vitit të kaluar, PDK nisi një operacion delikat të verifikimit të votës së saj, duke u përqendruar kryesisht në qarkun e Shkodrës. Një grup specialistësh të informatikës, shqyrtuan CD-të e filmimeve të realizuara në qendrat e numërimit të votave.
CD-të u tërhoqën në mënyrë zyrtare nga KQZ-ja për KZAZ-të me numër 40, 41, 42, 43 dhe 44. Rezultatet e hetimit partiak, tashmë të bëra publike, ishin vërtet tronditëse. Sipas PDK-së dhe asaj çfarë rezultonte realisht nga shqyrtimi i pamjeve filmike, dilte se vetëm në qarkun e Shkodrës, Partia Demokratike, nëpërmjet komisionerëve të saj i kishte shtuar rezultatit të PD-së rreth 11 784 vota. Prej tyre, koalicionit Poli i Lirisë, pjesë e të cilit ishte PDK-ja në zgjedhje, i janë grabitur 5 873 vota, që në rezultatin final përkthehet me një mandat të grabitur ndaj kësaj partie. PDK dorëzoi në prokurorinë e Shkodrës kallëzimin e saj dhe provat që kishte mundur të siguronte. Ato përfshinin pamjet filmike të procesit të numërimit të votave dhe procesverbalet e firmosura nga grupet e numërimit, ku dallohen qartazi diferenca mes rezultatit të firmosur dhe atij të verifikuar nga pamjet filmike. Sipas Ndokës, PDK-ja ka denoncuar që ditën e votimit parregullsitë e vëna re, të cilat përfshinin një sërë elementësh të falsifikuar apo që kishin ndikuar në një rezultat të manipuluar.
Tabelë,
Qarku Shkodër
ZAZ Nr. 42 PD PS
Qendra e Votimit Nr. 0186 93 0
Qendra e Votimit Nr. 0187 17 0
ZAZ Nr. 44
Qendra e votimit Nr. 0038 153 0
Qendra e votimit Nr. 0075 111 0
Qarku Kukës
ZAZ Nr. 36 PD PS
Qendra e Votimit Nr. 0458 41 0
Qarku Dibër
ZAZ Nr. 7 PD PS
Qendra e Votimit Nr. 1048 130 0
Qarku Fier
ZAZ Nr. 21 PD PS
Qendra e Votimit Nr. 2860 243 2
Qendra e Votimit Nr. 3052 (Ruzhdija)
Qarku Vlorë
ZAZ Nr. 65 PD PS
Qendra e Votimit Nr. 4725 134 0
Qarku Korçë
ZAZ Nr. 29 PD PS
Qendra e Votimit Nr. 4013 38 0
Qarku Tiranë
ZAZ Nr. 53 PD PS
Qendra e Votimit Nr. 1968 267 0
ZAZ Nr. 54
Qendra e Votimit Nr. 1987 291 0
ZAZ Nr. 56
Qendra e Votimit Nr. 1598 398 0