Qeveria nxjerr ne shitje pronat e lira
Tirane- Qeveria nxjerr ne shitje te gjitha asestet shteterore apo me kapital te perbashket. Ministri i Ekonomise Tregetise dhe Energjetikes, Dritan Prifti ne nje komunikim dje me median, deklaroi se te gjitha pronat shteterore do t'i nenshtrohen procesit te privatizimit, pervec hidrocentraleve te ngritura mbi kaskaden e lumit Drin, objekteve te sherbimit shendetesor dhe atij arsimor. "Direktiva eshte per te privatizuar pothuajse cdo gje, me perjashtim te hidrocentraleve te kaskades se Drinit, te cilat nuk do te jene ne proces privatizimi, si dhe objektet e shendetesise dhe te arsimit. Pastaj cdo gje tjeter qe eshte prone e shtetit, ndermarrje shteterore, apo asete dhe prona kudo qe te jene ato, porosia eshte te vihen ne proces privatizimi. Nga ky proces pritet qe mbi 100 milione euro te futen ne buxhetin e shtetit, ndersa perfitime te tjera llogariten edhe nga ulja e shpenzimeve", deklaroi ministri Prifti. Ai ftoi te gjithe sipermarrjet dhe biznesin vendas te perfshihen ne kete proces. "Ftoj biznesin vendas te investoje ne blerjen e ketyre aseteve shteterore dhe te njihet me nga afer me keto procedura", tha Prifti. Sipas tij, ne procesin per hartimin e nje liste te nderrmarrjeve apo objekteve me kapital shteteror eshte angazhuar nje staf prej 100 nepunesish te administrates. Ai tha se eshte ngritur nje grup i posacem pune nen drejtimin e kryeministrit, per te mbledhur informacionin qe dorezohen ne Ministrine e Ekonomise, per te gjitha asetet qe ministrite e linjes mendojne se duhen futur ne proces privatizimi. Ministri Prifti deklaroi se ka filluar procesi i privatizimit te Albtelekomit, ARMO-s, Albpetrolit, ndersa eshte ngritur grup pune per privatizimin e INSIG-ut. Sipas tij, jane afro 200 ndermarrje me kapital te perbashket, si uzina fabrika qe kane qene prone shteterore, qe do te futen ne proces privatizimi. Prifti permendi edhe nje liste te hartuar nga Ministria e Mbrojtjes, ku jane deklaruar afro 450 reparte ushtarake, ne zona malore apo bregdetare, te cilat do te futen ne procesin e vleresimit dhe pastaj privatizimit. Ministri Prifti pohoi se pas privatizimit te kompanive te medha, me vone kesaj procedure do t'i nenshtrohen edhe hidrocentralet e vogla.
Privatizimi
Te gjitha pronat shteterore do t'i nenshtrohen procesit te privatizimit, pervec hidrocentraleve te ngritura mbi kaskaden e lumit Drin, objekteve te sherbimit shendetesor dhe atij arsimor.
Perfitimi
Nga ky proces pritet qe mbi 100 milione euro te futen ne buxhetin e shtetit, ndersa perfitime te tjera llogariten edhe nga ulja e shpenzimeve", deklaroi ministri Prifti. Ai ftoi te gjithe sipermarrjet dhe biznesin vendas te perfshihen ne kete proces.
Ushtria nxjerr ne shitje prona ne zona turistike
Disa dite me pare Ministria e Mbrojtjes publikoi listen e pronave te saj, qe do t'i nenshtrohen procesit te privatizimit. Keto jane asete te teperta qe jane ne administrim shteteror dhe qe nuk bejne pjese ne planin e perhapjes se Forcave te Armatosura te miratuar nga Presidenti i Republikes. Sipas njoftimit zyrtar te kesaj ministrie, procesi i identifikimit te pronave qe nuk jane ne perdorim efektiv ka filluar disa muaj me pare dhe do te vazhdoj deri ne identifikimin e plote te pronave te teperta. Blloku i pare i pronave ku bejne pjese godina ushtarake ne zona te tilla turistike, si Palase, Palermo ne Himare, Kanine ne Vlore, apo godina te tjera ne Sarande, i jane derguar Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes. Ministria e Mbrojtjes njofton se Forcat e Armatosura nuk do te administrojne asnje prone, e cila nuk eshte e nevojshme per zhvillimin strategjik te tyre. Per kete qellim, kjo ministri ka hartuar nje plan veprimi per clirimin jo vetem nga pronat e teperta, por nga te gjitha materialet e teperta, mbajtja e te cilave kerkonte shpenzime te medha financiare.