E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovrasti: "Ruzhdia", abuzim i PS

Perfaqesuesi i Partise Demokratike ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti, e cilesoi si abuzim te ulet qendrimin e opozites, te cilet po kerkojne te shfrytezojne rastin e Ruzhdies, sipas tij, per te bere pis procesin zgjedhor te qershorit. Ne nje prononcim per televizionin Klan, Kosovrasti tregon ne menyre te detajuar te gjithe zanafillen e problematikes qe lindi ne qendren e votimit 30 52, mengjesin e 28 qershorit ne fshatin Ruzhdie. "Duke e ditur Partia Socialist se cili ka qene rezultati ne kete qender votimit dhe cili do te ishte rezultati i pritshem ne kete qender votimit, u mundua qe te distancoje te gjithe procesin ne kete qender votimit. Per fat te keq, ia rriti qellimit", deklaroi Kosovrasti. Duke shpjeguar se cfare ndodhi, ai kujton se filloi votimi, i cili vazhdoi nga ora 7:00 deri ne oren 10:00 dhe pastaj u sajua nje sherr midis komisionereve tte Partise Demokratike dhe komisionereve te Partise Socialiste. Sipas tij, u gjet nje alibi, qe ata te largohen nga komisioni i qendres se votimit dhe shkuan te paraqiten ne Komisionin Zonal te Administrimit Zgjedhor, dhe dorezuan vulen e komisionit te Qendres se Votimit. "Komisioni Zonal, ne vend qe t'i drejtohej PS, te sillte komisioneret per te zevendesuar ata qe u larguan, nuk pati nje gje te tille, cuditerisht. Kater komisionere te djathte u mblodhen atje, nuk kishte asnje te drejte qe qytetareve qe prisnin te votonin, t'i mohesh nje e drejte Kushtetuese dhe vazhdoi procesi ne menyre te rregullt", solli ne vemendje ngjarjen e ndodhur ne Ruzhdie, perfaqesuesi i PD, ne KQZ. Duke vijuar me tej, ai tha se para se te hapej kutia e votimit, komisioneret zonal e dinin qe te gjithe se cfare do te gjenin ne kuti. Ai tha se aty do te gjenin 85 flete votimit qe nga pas do te ishin 2 vula, do te gjenin 439 flete votimi qe nga pas do te ishin me nje vule, pasi dihej qe vula tjeter ishte ne sirtarin e kryetarit te Komisionit Zonal. "Ata vendosen te njohin te vlefshme vetem 85 fletet e votimit me dy vula. PD e ankimoi kete situate ne Komisionin Qendror i Zgjedhjeve. Ky komision vendosi qe kjo kuti votimit te hapej, u shpallen te vlefshme te 439 fletet e votimi qe ishin me nje vule", u shpreh perfaqesuesi demokrat ne institucionin e administrimit te zgjedhjeve. Me te drejten e saj, vijoi Kosovrasti, PS e ankimoi kete vendim te KQZ, ne Kolegj Zgjedhor. Me tej, ai tha se Kolegji Zgjedhor e shpalli perseri te pavlefshme. "Ne s'na u pelqeu kjo, por nuk kemi cfare te bejme, jemi te detyruar te respektojme vendimin e gjykates", perfundoi juristi demokrat. Duke shprehur qendrimin e mazhorances, Kosovrasti tregohet i prere ne vleresimin e tij, ne rast se konstatohet se komisioneret e djathte, kane shkelur Kodin zgjedhor, duke bere parregullsi gjate procesit te votimit, ata duhet te shkojne para drejtesise. Bazuar ne Statistikat e KQZ, per zgjedhjet e zhvilluara ne 5-vjecarin e fundit, Ruzhdia mund te cilesohet si nje bastion i se djathtes.
Kush eshte Ruzhdia, qe perplasi politiken
Nje fshat i vogel, i panjohur deri tani per pjesen me te madhe te shqiptareve, Ruzhdia, eshte vendosur ne qender te debatit politik duke u kthyer prej 2 javesh ne nje nga zonat me te perfolura. Duke e cilesuar si sfiden ndaj mazhorances se djathte, socialistet kerkojne hapjen e kutive te votimit te qendres 30 52, qe i korrespondon qendres se votimit ne fshatin Ruzhdie ne zgjedhjet e 28 qershorit, per te vertetuar me kete rast, sipas tyre manipulimet ne zgjedhjet e qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›