E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Pas kutive, kriza te tjera Denis Dedej

Deputeti i Partise Socialiste, Blendi Klosi, vleresoi dje se po behen tashme muaj qe Sali Berisha po perpiqet t'u mbushe mendjen shqiptareve se vendi nuk eshte ne krize. Permes nje komunikimi per mediat, sekretari organizativ ne seline roze, tha se cdo qytetar i thjeshte i ketij vendi e ndjen krizen sa here i duhet te fuse doren ne xhep per te blere ushqim per familjen e femijet e tij. Sipas tij, Sali Berisha thote se s'ka krize edhe pse qytetare e qytetaret e ketij vendi e ndjejne krizen sa here u futet nen dere fatura e energjise dhe ujit. Duke vijuar me tej, zyrtari lart socialist, nenvizoi se "Sali Berisha thote se kriza eshte nje trillim i opozites, a thua se prej opozites vuajne minatoret, prej opozites nuk gjejne dot te drejten e tyre banoret e Orikumit, prej opozites po flaken ne rruge arsimtaret, prej opozites po rritet papunesia e varferia". "E verteta e hidhur eshte se Sali Berishes dhe mazhorances se tij nuk i intereson nese vendi eshte ne krize, pasi kjo qeveri e papergjegjshme nuk eshte produkt i votes se lire te shqiptareve, dhe manipulimin e zgjedhjeve nuk e vuan Sali Berisha por qytetaret e qytetaret e thjeshte te Shqiperise" deklaroi Klosi. Sipas tij, per sa kohe standardet e zgjedhjeve demokratike, te lira e te ndershme nuk do te arrihen, per sa kohe vota ndryshe do te hidhet ne kuti e ndryshe do te numerohet, per sa kohe vullneti i popullit do te shtremberohet ashtu sic ndodhi ne 28 qershor, kjo situate nuk ka per te ndryshuar. Sepse, sic tha deputeti socialist, "per sa kohe do te lejohet manipulimi i zgjedhjeve qeveria s'do te mendoje per shqiptaret, por vetem per veten, pasi pushtetaret nuk do kene frike nga ndeshkimi i popullit me vote". Sekretari Organizativ ne Partine Socialiste nenvizoi gjithashtu se "te gjitha veshtiresite e problemet me te cilat perballen sot shqiptaret, qe nga rritja e cmimeve e deri tek injorimi i te drejtave te banoreve te Orikumit e tallja me kerkesat e minatoreve e kane origjine tek manipulimi i procesit zgjedhor". "Refuzimi i Sali Berishes per te hetuar ate cka ka ndodhur ne 28 qershor perben proven me te qarte se Kryeministri nuk eshte i interesuar ne zgjidhjen e krizes", perfundoi komunikimin e tij me mediat, deputeti i Partise Socialiste, Blendi Klosi. Pas mbarimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, selia roze kerkon gjithmone e me shume hetimin e pakushtezuar te zgjedhjeve, duke perfshire hapjen e kutive te votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›