Manjani: Kritiket, Rama po hakmerret
Anetari i Asamblese Kombetare ne Partine Socialiste, Ylli Manjani, deklaroi ne nje prononcim per televizionin "Klan", se kreu i selise roze Edi Rama, nuk ka asnje qellim te beje transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Madje qellimi i tij i vetem eshte per t'u hakmarre ndaj mendimit ndryshe ne PS. Per te forcuar kete deklarim, Manjani thote se Rama nuk perdori qellimisht mekanizma ligjore, te cilet cojne tek ky objektiv. Logjike, qe sipas tij, te sjell ne arsyetimin se kryetari i PS nuk eshte aspak i interesuar te hape kutite e votimit pavaresisht depozitimit te kerkeses per kete qellim ne Kuvend. "Sipas Kushtetutes, vlefshmeria e zgjedhjeve gjykohet nga Gjykata Kushtetuese. Kete nuk ka nevoje te na e thote, askush, por e thote Kushtetuta e Shqiperise. Zoti Rama nuk e parazgjodhi kete", u shpreh Manjani. Duke vijuar me tej, ai tha se kryesocialisti insistoi tek kazusi i kutive jo per te hetuar zgjedhjet, por per te krijuar nje ndjesi publike, nje perceptim publik qe dicka e madhe ka ndodhur. Sipas tij, "hetimi i zgjedhjeve ka shume aspekte qe nuk lidhen me kutite, por qe jane shume me te rendesishme se sa kutite, te cilat zoti Rama nuk pati asnjehere vullnetin minimal per t'i trajtuar keto ceshtje". "Te gjitha keto sebashku, per kedo qe mendon, te cojne tek konkluzioni qe ky zoteri nuk ka dashur te hetoje zgjedhje. Nuk do qe zoti Rama te hapen kutite, ta themi ndryshe, se po te donte, i kishte te gjithe instrumentet ne dore, por nuk i perdori", u shpreh zyrtari socialist. Keshtu qe nga kjo pikepamje, vlereson Manjani, "kjo duket si nje loje qe perpiqet me shume ta mbaj peng stabilitetin politik ne vend, se sa te percjelle te verteten". Ai mendon se Partia Socialiste pati te gjithe instrumentet e nevojshem, perfshire edhe 22 mije komisioneret ne te gjithe Shqiperine, jo thjesht per transparence, por per te bllokuar procesin nese do te ishte e nevojshme. Sipas tij, problemi eshte se gjate procesit nuk pati ashtu, sic u bllokua ceshtja e shumeperfolur e fshatit Ruzhdie, ama flet institucioni dhe flet shume mire. "Ka folur Prokuroria e Pergjithshme, ka folur Prokuroria shqiptare, institucionet shteterore, e kane marre kete ceshtje dhe e po e bejne model. Karikatura politike qe shfaqet ne Parlament ne emer te Ruzhdies eshte e papranueshme", vleresoi nder te tjera juristi socialist. Per Manjanin edhe me shqetesuese duket situata e krijuar ne PS. Ai akuzoi Ramen se po hakmerret politikisht ndaj atyre qe mendojne ndryshe. Sipas anetarit te Asamblese roze, e vetmja rruge per te forcuar Partine Socialiste dhe per t'i shpetuar disfates se radhes elektorale, eshte largimi i Edi Rames nga drejtimi i PS.
Qendrimi: Edi Rama ka marre flamurin e se keqes ne vend
Anetari i Asamblese Kombetare te PS, Ylli Manjani, vleresoi se sot flamurin e te keqes ne politiken shqiptare e ka marre zoti Rama, per fatin e keq. "Do te donim shume qe te ishte zoti Berisha, qe ka qene deri me sot flamuri i te keqes. Nuk eshte se zoti Berisha nuk ka nje flamur te keqes, ai ka flamurin e te keqes se tij sigurisht", u shpreh Manjani. Por, sipas tij, rruga per te marre qeverisjen dhe per te mposhtur zotin Berisha, eshte forcimi i PS dhe jo dobesimi i PS. Pra, vijoi ai, PS dobesohet vetem duke larguar zotin Rama, nuk ka rruge te tjeter. Manjani akuzon Ramen per mungese strategjie politike, per fund te palavdishem te politikes se re, sikunder dhe strategjise se bojkotit.