Akuzat e PS ndaj Kolegjit, Topi mbledh sot KLD-në
TIRANE- Akuzat e opozitës ndaj Kolegjit Zgjedhor kanë detyruar Presidentin e Republikës, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të mbledhë sot anëtarët e këtij institucioni.
Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se kjo mbledhje thirret si një reagim ndaj shqetësimit të gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, lidhur me akuzat e Partisë Socialiste për blerjen e tyre me nga 500 mijë euro për secilin vendim të marrë mbi betejën elektorale për Bashkinë e Tiranës.
Akuzat e PS-së erdhën pas vendimit të Kolegjit, i cili rrëzoi disa kërkesa të kësaj force politike, që kishin të bënin me pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, si dhe rrëzimin e vendimit të KQZ-së që shpallte fitues për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Bashën.
Pas vendimeve të kolegjit që shkuan në favor të PD-së, lideri i opozitës Edi Rama, si dhe deputetë të PS-së nuk kursyen akuzat ndaj gjyqtarëve të Kolegjit, duke deklaruar se u bënë pre e presionit të qeverisë dhe më tej akoma, Kreu i Grupit të PS-së, Gramoz Ruci, i akuzoi ata se janë blerë me nga 500 mijë euro për vendimin e marrë për Tiranën.
(s.g/BalkanWeb)