Bruksel, sot takimi i tretë për MSA-në mes Shqipërisë e BE-së
BRUKSEL- Do të mbahet sot në Bruksel Këshilli i 3-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim -Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Përfaqësuesit e Komisionit Evropian, presidencës polake të BE-së si dhe zyrtarë të lartë të EEAS (Shërbimit të Jashtëm Evropian) do të diskutojnë me palën shqiptare mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian në vend.
Plotësimi i 12 prioriteteve të dala nga Opinioni i Komisionit Evropian, zbatimi i MSA-së midis Shqipërisë dhe BE, zhvillimet ekonomike në vend, politika e jashtme shqiptare si dhe zhvillimet në rajonin tonë, do të jenë midis çështjeve kryesore që do të trajtohen në takim.
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe Zv/kryeministri e ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto do të jenë të pranishëm në këtë takim.
Mbledhja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit i paraprin përgatitjes së Progres Raportit të BE për Shqipërinë, që pritet të publikohet në muajin tetor, teksa nga BE disa herë është theksuar se rifillimi i dialogut politik dhe përmbushja e 12 rekomandimeve të Opinionit të Komisionit Europian për Shqipërinë, janë rruga e vetme për t‘u bërë pjesë e BE-së.
(s.g/BalkanWeb)