Rama ne Shkoder Beqja i paster qeveria e korruptuar

shte e disata akuze e bere nga mazhoranca dhe kesaj radhe pergjigjja e kreut te Partise Socialiste Edi Rama ka qene e njejte mbrojtje absolute per te tijte. Kur behet fjale per akuzat e bera nga opozita ndaj deputeteve te djathte te cilat kane qene me te vertete te shumta keto kohe Rama kerkon qe te zbardhet e verteta ndersa kur keto akuza vijne ndaj deputeteve te tij ai shprehet se asgje nuk eshte e vertete. Kete here ka qene radha e deputetit Ilir Beqja qe akuzohet nga mazhoranca se ka perfituar fonde publike per tu mbrojtur nga kryesocialisti. Ne takimin qe zhvilloi ne Shkoder dhe Lezhe pjesa me e madhe e fjalimit te Rames i perkiste pikerisht mbrojtjes ndaj deputetit socialist Beqja. Sipas Rames Partia Demokratike gabohet pasi deputeti Beqja nuk ka perfituar asnje fond publik dhe nuk ka pasur kurrfare konflikti interesi. Ilir Beqja duhet te lere mandatin sepse paska marre pjese ne nje gare me kompanine e tij ne dimrin e vitit te shkuar. Po pse Ilir Beqja ne dimrin e vitit te shkuar nuk paguhej si deputet i Republikes se Shqiperise bashke me gjithe te tjeret Sepse e dashtuna zonja Jozefine thoshte se nuk kane mandat se skane ba betimin. Ky eshte nje rast qe tregon se si ndryshojme dhe ku ndryshojme ne me ta sepse ne momentin kur deputeti yne eshte betuar dhe e ka marre mandatin eshte terhequr dhe nuk ka marre pjese ne fazen e trete te projektit duke ndalur funksionimin e kompanise per cdo gare ku perfshihen te ardhurat nga buxheti. Ky eshte ndryshimi i madh midis nesh dhe atyre. Ne jemi ne kete beteje se duam ti japim shqiptareve nje shtet dhe kur kemi marre persiper te bejme kete e kemi bere llogarine qe duhet ta privojme veten nga shumecka qe nuk e privon nje qytetar i zakonshem. Se dyti kur ne akuzohemi per cfaredo qofte ne japim pergjigje dhe bejme transparente ceshtjet tona njesoj sic bejme transparente ceshtjet per te cilat akuzojme qeverine - u shpreh Rama. Gjithashtu ne takim kryesocialisti foli edhe per aspektin ekonomik ashtu edhe per ate social dhe akuzoi per kete qeverine e cila sipas tij nuk shqetesohet per hallet e popullit sepse e ka vjedhur pushtetin per t u pasuruar ne kurriz te popullit. Ne qofte se qeveria ta merr voten edhe kur nuk ia jep atehere nuk ka pse te shqetesohet se cfare halli ke se cfare shqetesimi ke e jo me pastaj se cfare deshirash dhe cfare shpresash te ushqejne. Perkundrazi behet sic po ndodh ne cdo hap e me arrogante e me abuzive e me e korruptuar e me e babezitur pa dashur tia dije fare se ku jeton e si jeton nje popull i tere. Kjo eshte arsyeja ku ndahen qysh ne themelin e tyre qeverite demokratike nga qeverite despotike - theksoi Rama. Ne fund te fjales se tij kreu i selise roze foli edhe per transparencen duke thene se PS-ja do ti shkoje deri ne fund kesaj ceshtjeje. Ne do ta bejme transparencen deri ne fund. Do tu tregojme shqiptareve se kush i sundon me vota te vjedhura. Partia Socialiste do ti shkoje ne fund si per sa i perket transparences se zgjedhjeve ashtu dhe abuzimeve dhe aferave korruptive ku eshte perfshire e gjithe qeveria - tha kryetari i PS-se Edi Rama.