“Akuzat e opozitës, stil i ri i politikës së vjetër”
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cilësoi si politikë e vjetër fushatën e akuzave të hedhura nga opozita lidhur me çështjen "Fazliç" dhe raportet mes Qeverisë dhe Prokurorisë. “Akuzat tuaja në sallën e Parlamentit janë të pavërteta, të ngritura mbi shpifje dhe trillime dhe jo mbi prova e fakte. Ky është stili i ri i politikës së vjetër të të bërit opozitë, politikë që po instrumentalizon edhe organin e Prokurorisë, që është një institucion i pavarur”, - tha ministri Alibeaj, duke iu drejtuar përfaqësuesve të opozitës së majtë në Kuvend. Sipas tij, salla e Kuvendit nga vendi ku duhet të diskutohen alternativa më të mira qeverisëse është kthyer në tempullin e akuzave personale.
Ky lajm është publikuar: 17/10/2008