“Qeveria po cenon marrëdhëniet me BE-në dhe SHBA-në”
Autori i Lajmit: red.
Deputeja socialiste Arta Dade i konsideron si një zhvillim shumë negativ deklaratat e fundit të ambasadës amerikane dhe të diplomatëve të vendeve anëtare të BE, kundër presioneve të hapura që Qeveria dhe Kryeministri po bëjnë mbi Prokurorinë. “Qeveria mban përgjegjësinë e plotë politike dhe institucionale për këtë klimë negative që po instalohet mes segmenteve të caktuara të shtetit dhe që indirekt cenon marrëdhëniet tona me SHBA dhe Bashkimin Evropian, aq më tepër kur kjo ndodh për shkak të mungesës totale të vullnetit politik të kreut të mazhorancës, për të njohur dhe zbatuar standarde të cilat janë të pranuara ndërkombëtarisht dhe të kërkuara prej thuajse dy dekadash nga partnerët euroatlantikë”, - shprehet ajo. Sipas Dades, Damir Fazliçi dhe rrethi i interesave të dukshme dhe të padukshme që ai përfaqëson, po thellon pakënaqësinë e shqiptarëve ndaj Qeverisë së tyre, por edhe vazhdon të dëmtojë pozitën e vendit dhe imazhin e tij ndërkombëtar.
Ky lajm është publikuar: 17/10/2008