E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ata që pinë qumësht, më të mbrojtur nga kanceri

Autori i Lajmit: red.
Kanceri është një nga sëmundjet më të rënda, që rrezikojnë jetën e njeriut. Përveç operacioneve dhe kimioterapisë, një ndihmesë të dukshme në moszhvillimin e kësaj sëmundjeje, japin kurat e përgatitura me metoda popullore. Një kurë, që ka dhënë rezultate në ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes, është përzierja me alkoolin e bimës së brokulës. Një litër alkool 60 gradë ose raki e fortë rrushi hidhet në 100 gramë kalendule.
Kjo masë hidhet në një shishe, e cila mbyllet mirë dhe lihet në një vend të ngrohtë, por që të mos e zërë dielli. Pas 10 ditësh kjo masë kullohet. Merren 50 deri në 60 pika nga kjo përzierje dhe hidhen në 200 mililitra ujë. Ky lëng pihet nga pak gjatë gjithë ditës. Gjatë kohës që përdoret kjo kurë rekomandohet dhe ngrënia e tre karrotave çdo ditë. Gjithashtu, mund të përdoren rrënjët e bimës, të cilat pasi të thahen, duhet të bluhen dhe pluhuri i përftuar hidhet në një gotë me lëng frutash ose çaj. Kura me pluhurin e brokulës përdoret 3 herë në ditë. Po për këtë qëllim përdoret edhe bima e Aloe Verës. Lëngu i nxjerrë nga kjo bimë përzihet me mjaltë. Ky mjekim ka dhënë efekte të përkryera në përmirësimin e të sëmurëve. Spinaqi është një nga ushqimet më të rëndësishme në luftën kundër kancerit, si dhe të sëmundjeve të tjera të rënda.
Të sëmurët, që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duhet të hanë spinaq me oriz dhe vaj ullri, duke i shtuar dhe lëng limoni. Prandaj, për parandalimin e kancerit ky ushqim duhet të konsumohet sa më shpesh. Edhe kokë-lakra është vërtetuar se ka dhënë efekte pozitive në parandalimin e kancerit. Përqëndrimi i lartë i indolit te lakra bën që sëmundja të mos përparojë më tej. Një studim i kryer nga shkencëtarë amerikanë ka treguar se te personat që konsumonin më tepër lakër, të paktën 2 deri 3 herë në javë, zhvillimi i sëmundjes ka qenë më i ngadaltë se te ata që nuk e përdorin këtë ushqim. Edhe salca e domates ka dhënë rezultate mjaft të mira në sëmundjen e kancerit. Konsumimi i shpeshtë i salcës e frenon atë deri në një farë mase. Të sëmurëve me kancer, mjeku u këshillon të pinë sa më tepër qumësht.
Qumështi në përbërje të tij ka vitaminën D, armikun numër një ndaj kësaj sëmundjeje. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë çdo ditë qumësht kanë më pak mundësi për t u prekur nga kanceri. Gjithashtu, të sëmurëve me kancer, mjeku ju këshillon konsumimin sa më të shpeshtë të frutave dhe perimeve në veçanti të frutave, që mbështillen me lëkurë të trashë si portokalli, limoni, shega.

Kanceri i gjirit, 200 vdekje në vit
Rastet e reja me kancerin e gjirit dhe qafës së mitrës po vijnë në rritje, madje numërohen rreth 600 raste në vit, që vdesin nga këto sëmundje. Kjo vjen për shkak të mungesë së informacionit që kanë femrat, duke e lënë sëmundjen të avancojë deri në stadet finale. Kjo u bë e ditur dje nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët theksojnë se për këtë arsye, katër aparatura të mamografisë (që tregojnë diagnozën e kancerit të gjirit) do të mbërrijnë në Shqipëri brenda muajit korrik. Kjo, sipas tyre, do të bëhet në kuadër të zbatimit të fazës operative të programit "INTERREG III" Shqipëri-Itali, i financuar me një vlerë prej 7 milionë eurosh nga Komuniteti Evropian, përmes Agjencisë Rajonale Sanitare të Pulias (Itali). "Aktualisht në vendin tonë, sipas të dhënave nga Qendra Spitalore Universitare në Tiranë "Nënë Tereza", humbin jetën nga kanceri i gjirit rreth 400 femra në vit, ndërsa nga kanceri i qafës së mitrës, rreth 200 femra në vit",- thekoi onkologu, Agim Sollaku.

Vaji i ullirit lufton kancerin e gjirit
Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara mund të kenë zbuluar se dieta mesdhetare ku përdoret shumë vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit. Studiuesit që i botuan rezultatet e punës së tyre në revistën Analet e Onkologjisë thonë se acidi oleik që gjendet në vajin e ullirit mund të ndihmojë në kurimin e sëmundjes
Studimet e mëparshme kanë treguar se për gratë që jetojnë në vendet ku përdoret një dietë e pasur në proteina, rreziku nga kanceri i gjirit është pesë herë më i lartë se në ato vende ku kultura e të ushqyerit është për një dietë me më pak kalori. Megjithatë gratë që ushqehen me vaj ulliri duket se janë të mbrojtura nga ky lloj kanceri. Studiuesit në Spanjë dhe në SHBA gjetën se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul me gjysmën e tyre nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze të gjirit treguan se acidi oleik e bënte më të efektshëm medikamentin që përdoret kundër kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave që lufton tumoret. Tani shkencëtarët do të shohin nëse teoria e tyre provohet gjatë eksperimenteve me kaviet.

VAJI I ULLIRIT ESHTE I MIRE PER ZEMREN
Shfrytëzimi i rregullt i vajit të ullirit është i mirë për zemrën dhe e pakëson rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, kanë treguar rezultatet nga studimi i prezantuar në Kongresin Botëror të Kardiologjisë në Barcelonë. Studimi ka treguar, se ato veti të vajit të ullirit, janë rezultat jo vetëm i yndyrnave të ngopshme që i përmban ai, por edhe të materieve bimore me veti antioskidante të quajtura polifenole. Studimi është kryer nga Instituti qytetar për hulumtime mjekësore në Barcelonë

Funksionimi e trurit pas zgjimit nga gjumi
Shumë njerëzve u duhet kohë për t u dalë gjumi pasi çohen nga shtrati. Një studim i ri tregon se gjatë minutave të para pas zgjimit, aftësia jonë për të marrë vendime nuk është më e mirë se pas konsumimit të një sasie jo të vogël alkoholi. Nuk është habi që kaq shumë njerëz pijnë kafe në mëngjes për të fituar energji. Një studim i ri nga Universiteti i Kolorados ka zbuluar se dobësia fizike dhe mungesa e ekuilibrit që ndjejmë kur zgjohemi nga gjumi mund të na bëjë më të paaftë se po të mos flinim fare. Josh Rodgers është student që ka marrë pjesë në këtë studim. Kur ai zgjohet papritur dhe i kërkohet të bëjë një test të thjeshtë matematike, Josh nuk lëviz shpejt dhe nuk mendon qartë. “Është me të vërtetë e vështirë.” Profesor Kenet Right udhëhoqi studimin i cili është botuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë. “Ne kemi zbuluar se kur ngrihemi nga gjumi aftësitë tona janë shumë më të kufizuara sesa gjatë orëve që jemi zgjuar.” Profesor Wright ka zbuluar edhe se kur mund të merren notat më të ulëta në provime. “Mungesa më e theksuar e aftësive ndodh menjëherë pas zgjimit gjatë pak minutave të para.” Shumicën e kohës kjo lloj mungesë ekuilibri e quajtur ndryshe “inerci e gjumit” kalon gjatë 10 minutave të para. Por për ca njerëz mund të zgjasë deri në dy orë. Profesor Right dhe studiues të tjerë testuan një grup pacientësh së pari pasi kishin fjetur gjithë natën për një javë me radhë. Pastaj ata i testuan këta pacientë pasi kishin qendruar 26 orë pa gjumë. Pacientët ishin më mirë kur ishin pa gjumë fare.

Ky lajm është publikuar: 17/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›