Akuzat e prokurorisë/ Doshi, Balla dhe Bare thirren në Këshillin e Imuniteteve
Tiranë- Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve nisi sot procedurat për heqjen e imunitetit për tre deputetët socialistë, pas kërkesës së Prokurorisë për procedim penal ndaj tyre lidhur me ngjarjet e 21 janarit 2011.
Kryetarja e Kuvendit, Topalli mblodhi sot Këshillin ku u vendos që tre deputetët të paraqiten te premten në orën 10:00 në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve. Deputetët e dyshuar si organizatorë të protestës së dhunshme me 21 janar të vitit të shkuar janë Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Bare.
Pas një viti dje pasdite ka ardhur në zyrat e Kuvendit kërkesa e Prokurorisë, ku kërkohet dhënia e autorizimit për procedim penal ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Besoj se edhe në këtë rast, që është shumë më i veçante se rastet e tjera, Kuvendi do ti japë mundësi Prokurorisë për të bërë një hetim e gjithanshëm të asaj dite të zezë.- tha Topalli.
Shkrime të tjera me interes:
- Akuzat ndaj Kuliçajt, gjobitet Taulant Balla Tiranë- Gjykata e Rrethit Tiranë dënoi me 700 mijë lekë...
- Greqi, tre deputete pa imunitet per akuzat Parlamenti grek ka votuar heqjen e imunitetit te tre deputeteve...
- Topalli fton opoziten: Integrimi pret voten tuaj Pak dite perpara hapjes se sesionit te ri parlamentar, kryetarja...