PE Te denohen manipuluesit e zgjedhjeve ne Kosove
Ne Komitetin per Politike te Jashtme te Parlamentit Europian qe dje nisi diskutimi per raportin per Kosoven ndersa sot ne mengjes do te votohet per kete raport si dhe per qindra amendamente qe jane paraqitur rreth ketij raporti. Diskutimi i pare per kete raport ishte zhvilluar qe ne muajin nentor te vitit te shkuar ndersa ne mesin e dhjetorit ishin paraqitur mbi 200 amendamente nga deputete te ndryshem. Ne kete raport te paraqitur nga raportuesja per Kosoven Ulrike Lunacek qe eshte ne formen e mocionit per rezolute Parlamenti Europian pritet qe qarte te refuzoje cfaredo mundesie per ndarje te Kosoves duke rikujtuar edhe ne rezolutat e meparshme te ketij Parlamenti ku nje ide e tille ishte hedhur poshte. Parlamenti Europian vazhdon te jete institucioni i vetem i BE-se i cili e trajton Kosoven si shtet te pavarur megjithese nga diplomacia serbe jane shtuar presionet qe ky trajtim te ndryshoje dhe qe Parlamenti ashtu sic bejne Keshilli dhe Komisioni te kete nje qendrim neutral ndaj statusit qe do te thoshte te mos e trajtoje si shtet. Por raporti do te jete mjaft kritik ndaj Kosoves po ashtu duke rikujtuar parregullsite ne zgjedhje dhe mosdenimin e pergjegjesve dhe ketu permenden fjale te qarta mashtrime dhe parregullsi serioze e jo fjale diplomatike si mangesi qe permendet nga disa zyrtare te tjere nderkombetare.