Akuzat, goglat e shortit të arbitrave të trukuara
ROME- Deklarata të tjera shokuese në lidhje me skandalin e Calciopolit, që përfshiu futbollin italian në vitin 2006. “Goglat e përdorura për shortet arbitrale ishin të vjetra, të përdorura dhe të ngjyrorusa, sidomos në sezonin 2004-2005”. Deklarata është bërë të premten në Gjykatën e Napolit nga Manfredi Martino, në atë kohë sekretar i Komisionit të Arbitrave. “Gjatë zgjedhjes së arbitrit të ndeshjes Milan-Juventus, që ishte decizive për atë kampionat, diçka nuk shkoi ashtu siç duhej”, ka shtuar ai. I vënë disi nën presion nga prokurori i çështjes Xhuzepe Narduçi, Martino ka dëshmuar se atë ditë ndodhën disa gjëra të dyshimta. “Pati një kollitje të çuditshme të dizenjatorit Bergamo kur gazetari i ngarkuar për të hedhur shortin, zgjodhi goglën e verdhë nga vazoja e arbitrave”, deklaroi ai. Ndërkohë, ish dizenjatori i gjyqtarëve Paolo Bergamo, i pranishëm në sallën e gjyqit ka mohuar vërtetësinë e këtyre deklaratave. “Dizenjatori Pier Luixhi Paireto ishte shumë larg tavolinës së shortit për të parë goglat e tërhequra nga gazetar, - tha ai. – Më duhet të saktësoj në fillim si bëhej shorti. Në një sallë të hapur për publikun dhe kamerat ne uleshim në një tavolinë 4-5 metra të gjatë. Në cep fare ishte Paireto dhe përpara vetes kishte një tjetër vazo qelqi ku vendoseshin vazot që kishin brenda emrat e arbitrave. Në qendër të tavolinës ulej një noter i ngarkuarnga Federata dhe ky isha unë. Në një cep tjetër të tavolinës ishte një tjetër vazo me vazot e qelqit që kishin brenda ndeshjet përkatëse. Nga pozicioni i tij Paireto nuk mund të shihte se çfarë kishte në vazo. Veç kësaj ne nuk e dinim emrin e gazetarit që do të tërhiqte goglat, që e mësonim vetëm pak minuta para shortit”, ka deklaruar Bergamo.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)