Liverpuli, Fernando Torres do mungojë për 3 javë
LONDER- Fernando Torres do të bëjë të paktën 3 javë pushim absolut. Ka qenë kjo prognoza e mjekëve të Liverpulit në lidhje me sulmuesin spanjoll të kësaj skuadre. Edhe pse nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë për shkak të problemeve në kyçe, Torres luajti për 90 minuta në ndeshjen kundër Lionit, e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Pas një konsultimi në Valencia me profesor Ramon Cugat, klubi anglez ka vendosur një pushim absolut prej 3 javësh për Torres, që gjithashtu do të ndjekë një program të diferencuar. Ai do të humbasë kësisoj miqësoret e Spanjës kundër Argjentinës dhe Austrisë, por edhe tre ndeshjet e radhës në Premier Ligën Angleze si edhe sfidën e Champions League kundër Debrecenit.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)