Blank: S’ka patur kurrë ultimatum për Ferrarën
TORINO- Nuk ka asnjë ultimatum për Ferrarën. Ka qenë kjo deklarata e bërë ditën e premte nga presidenti i Juventusit Zhan Klod Blank në prag të ndeshjes me Atalantën të shtunën në mbrëmje. Pas humbjes 3-2 me Napolin një vit më parë, posti i teknikut Ferrara ishte më në diskutim se kurrë, por fitorja në Champions League kundër Makabi Haifas ka qetësuar disi ujrat. “Kur thamë që Juventusi i ka ezauruar xholat e tij, nuk e kishim aspak për Ferrarën, por ishte thjeshtë një shprehje për të thënë se diferenca prej 7 pikësh nga Interi që në këtë periudhë ishte vërtetë e madhe, - tha presidenti Blank. – Çiro e di mirë besimin që ne kemi tek ai”, shtoi ai në hyrje të selisë së Ligës Italiane të Futbollit. Blank tha gjithashtu se “7 pikët e diferencës me Interin janë shumë, por kampionati është ende i gjatë për një skuadër që ka objektiva të mëdha. Është e rëndësishme të mos lejojmë që ata ta thellojnë këtë diferencë”. Në lidhje me takimin ndaj Atalantës, në program të shtunën në mbrëmje, Blank u shpreh: “Duhet të gjejmë vazhdimësinë, kështu që ndeshja në Bergamo është shumë e rëndësishme. Përballë do të jenë dy trajnerë të rinj, juventinë të dy, kështu që do të jetë një sfidë e bukur”.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)