Akuzat ndaj Kolegjit, Topalli: Topi duhej të dënonte sulmin
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli sulmon Presidentin Presidentin Topi në lidhje me qëndrimin e tij ndaj gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor. E ftuar mbrëmë në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, zonja Topalli deklaroi se Presidenti Bamir Topi duhej të dënonte sulmin politik ndaj Kolegjit Zgjedhor dhe jo të distancohej nga akuzat.
“Presidenti duhej të dënonte sulmet dhe shpifjet e palejueshme, që lidershipi i PS-së u bëri 8 anëtarëve të Kolegjit. E dënoj me forcën më të madhe shpifjen që u bëri 8 anëtarëve të Kolegjit.”- tha Topalli. Më tej kryetarja e parlamentit nënvizoi se “nuk do të votonte rikandidimin e Bamir Topit si president” dhe granatoi se “zgjedhja e kreut të shtetit do të bëhet sipas Kushtetutës dhe nuk do të ketë pazare politike për këtë çështje”.
Kryeparlamentarja tha se ka ndjekur me vëmendje debatin e djeshëm në KLD duke theksuar se ky institucion nuk duhet të bëjë politikë, por të ushtrojë detyrën e tij. “. Ka të drejtë Presidenca të mbrojë Kolegjin Zgjedhor si dhe KLD-ja”- nënvizoi Topalli.
Në lidhje me pyetjen se fitorja e Bashës në krye të bashkisë së Tiranës e ka kristalizuar atë si numrin dy në PD, Topalli u përgjigj se “detyra e Bashës në krye të bashkisë më të madhe në vend është një detyrë me përgjegjësi të madhe, ndaj ai nuk duhet të merret me politike por të dëgjojë zërin e qytetarëve”.
Gjatë emisionit Kryetarja e Kuvendit përsëriti sërish ftesen ndaj opozitës për të bashkëpunuar në realizimin e reformave kryesore në vend.
(s.g/BalkanWeb)