Policia greke bllokon dy sasi te medha lendesh narkotike afer kufirit me Shqiperine

Policia greke bllokoi ne dy aksione ne Greqine e Veriut dy sasi te medha lendesh narkotike. Sipas burimeve zyrtare te policise se Janines rreth 200 kilograme hashash u bllokuan ne zonen e Konices fare afer kufirit me Shqiperine.
Policia greke tha se krahas sasise se lendes narkotike u bllokuan edhe 20 granata luftarake si dhe nje arme e tipit kallashnikov me nje arsenal fishekesh. Policia greke tha se lenda narkotike ishte fshehur ne nje zone pyjore te Konices dhe megjithe marrjen ne ruajtje nga policia trafikantet nuk ishin arritur te ndaloheshin.
Policia e Janines e ka vleresuar si nje rast te vecante trafikimin edhe te municioneve luftarake se bashku me lenden narkotike te bllokuar. Sipas policise se Janines kjo forme kriminale ka te beje me rrjetet e trafikut shqiptar dhe grek qe veprojne intensivisht dy tre viet e fundit sidomos ne trasportimin e lendeve narkotike nga territori shqiptar ne thellesi te territorit grek. Ne nje aksion tjeter Policia e Janines bllokoi rreth 60 kilograme bime nakrotike hashashi ne nje automjet prone e nje shtetasi shqiptar.
Trafikanti ka arritur ti shpetoje arrestimit duke e braktisur makinen ne nje zone pyjore thane burimet zyrtare te policise greke. Policia ka gjetur mjete te identifikimit dhe dokumente bankare te cilat nga hetimet kane rezultuar se i perkisnin nje te riu 27 vjecar nga Shqiperia.
Policia kufitare si shqiptare dhe greke dhe njesite e antidroges kane shtuar muajt e fundit aksionet ne te dy anet e kufirit shqiptaro grek. Kjo pasi eshte rritur ndjeshem sidomos trafikimi i lendes narkotike te hashashit e cila kultivohet ne zonat jugore te Shqipwrise. Trafikante nga te dy vendet tw nisur edhe nga fitimet e medha ne tregun e narkotikeve gjate sezonit veror perdorin forma te ndryshme per trasportimin e lendes narkotike si nga kufiri tokesor edhe ai detar me Greqine.