E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesic Serbia mund te mos e njohe Kosoven por nuk mund te pengoje te tjeret qe bashkepunojne me te

Ish presidenti i Kroacise Stjepan Mesic tha se Serbia mund te mos e njohe Kosoven por ajo nuk guxon te pengoje te tjeret qe te bashkepunojne me te. Ish presidenti kroat i cili po qendron per nje vizite ne Kosove ka bere thirje per thellimin e bashkepunimit rajonal ndersa permendi marrdheniet e dikurshme ndermjet dy Gjermanive si nje shembull bashkepunimi te dy vendeve nuk njohin njeri tjetrin.

Ne rajonin tone ne mund ta ndhmojme njeri-tjetrin nese bashkepunojme. Serbia mund te mos e njohe Kosoven por nuk guxon te pengoje te tjeret qe bashkepunojne me te. As Gjermania Perendimore nuk e ka njohur asnjehere Gjermanine Lindore por Gjermania Perendimore nuk i ka penguar asnjehere asaje Lindore qe te bashkepunoje me vendet tjera.

Zoti Mesic ka qene presidenti i fundit i ish federates jugosllave me zhberjen e se ciles sic tha ai elementet perberese kane pasur te drejten per pavaresine e tyre perfshire ketu edhe Kosoven.

Ne Prishtine u promovua mbreme libri i tij me titull Si u shkaterrua Jugosllavia qe u cilesua si nje permbledhje e deshmive autentike te procesit te shthurjes se federates se dikurshme jugosllave. Ai tha se gjate ekzistimit te federates ceshtja e Kosoves nuk kuptohej drejt nga komuniteti nderkombetar.

Bota nuk e ka kuptuar mjaft mire  ceshtjen e Kosoves. Mendohej se shqiptaret jane pakice kombetare por une kame thene se ne Kosove shqiptaret gjithnje ishin shumice. Ne sllavet vijme ne kete pjese ne shekullin e shtate ndersa shqiptaret dhe iliret ishin ketu.

Nderkohe ish presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu tha se presidenti Mesic ishte reference per te gjitha zhvillimet e kohes qe jane pasqyruar edhe ne librin e tij.

Nga faqja e pare deri ne te fundit e gjejme perkushtimin shpirteror te deshmise se gjalle te analizes se thelle dhe te sakte te Stjepan Mesicit. E kemi ndjeke dhe e kemi percjelle ate kohe dhe ka qene kohe qe emri i tij ka qene reference dhe them se sic ka qene reference per zhvillimet e atehershme do te jete per breza te tere edhe pas nesh reference ky liber me nje permbajtje te thelle.

Ndersa ish presidenti i Shqiperise Alfred Mojsiu tha se presidenti Mesic eshte mbeshtetes i madh i popullit shqiptar dhe ka dhene nje ndihmese te madhe per qendrueshmerine ne tere Ballkanin.

Presidenti Stjepan Mesic eshte njeriu me pro shqiptar me pro kosovar qe une kam njohur nga udheheqesit e rajonit dhe kete ai e ka treguar jo thjeshte me deshirat e tija por e ka treguar ne vazhdimesi me planin e drejte per zgjidhjen e problemeve qe ka pasur Kosova qe kane pasur shqiptaret por jo vetem kaq. Presidenti Mesic ka dhene nje kontribut te madh per rritjen dhe forcimin e stabilitetit ne rajonin e Ballkanit.

Kroacia ishte ne mesin e vendeve te para qe njohu pavaresine e Kosoves nje muaj pas shpalljes se saj me 17 shkurt te vitit 2008. Ne qershor te atij viti Kroacia dhe Kosova vendosen marredhenie diplomatike. Ajo argumentoi ne favor te pavaresise se Kosoves gjate seancave degjimore mbi ligjshmerine e saj ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise. Roli i ish presidentit Mesic  ne Prishtine eshte vleresuar shume i madh dhe per kete arsye ai gjate vizites se pare ne Kosove ne janar te vitit 2010 qe dekoruar me medaljen e pavaresise dhe mori titullin qytetar nderi i Prishtines. Sot ai do te shpallet doctor honoris causa nga Kolegji universitar privat AAB-Riinvest. Qendrimi i tij ndaj Kosoves kishte nxitur reagime ne Serbi e cila vazhdon te kundershtoje pavaresine e Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›