Zhdukja e Bleonës, policia kërkime në mal, familjarët në Europë
TIRANE- Intensifikohen kërkimet për gjetjen e Bleonës, vogëlushes së zhdukur pa lënë gjurmë në Zapod të Kukësit që prej majit të vitit 2010, ndonëse zyrtarisht asnjë e dhënë nuk i paraprin asnjërit prej kërkimeve.
Policia e Shtetit që gjendet në mbështetje të policisë lokale kanë nisur prej shumë ditësh sërish të krehin zonat ku dyhsohet se mos fëmija i zhdukur pa gjurmë mund të ketë pësuar ndonjë gjë aksidentale, ndërkohë nga ana tjetër mësohet se familjarë të Bleonës janë nisur në drejtim të disa shteteve të Europës nga ku pretendohet se kanë ardhur informacione për gjetje gjurmësh.
Nga të dhënat më të fundit që vijnë nga njerëz të afërt me nënën e Bleonës bëhet e ditur se kërkimet janë intensifikuar në Greqi dhe në dy-tri shtete të tjera, pavarësisht se, sërish sipas të dhënave të tyre, asnjë e dhënë policore dhe as hetimore nuk i ka adresuar në shtetet përkatëse ku edhe po kërkohet prej disa ditësh.
Kërkimet në dy plane kanë nisur thuajse njëkohësisht, ndërsa policia është rikthyer sërish në vendin e ngjarjes duke hamendësuar edhe për ndonjë zonë të minuar, nga ku priten së paku që kësaj radhe të dalin në një version përfundimtar për atë lloj kërkimi. Ndërsa ngjarjes iu kanë rrëzuar të gjitha pistat nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, tashmë duket se zhdukja e Bleonës Matës është braktisur nga fati i hetimit.
Të dhënat tregojnë se dosja e saj është pezulluar derisa të pajiset me prova të reja dhe konkrete ndërkohë që nga familja Mata vijojnë të dalin versione nga të më ndryshmet për zhdukjen e të miturës. Policia dhe Prokuroria i kanë hetuar të gjitha pretendimet e palëve, por pa mundur të shkojnë asnjëherë as te motivi jo më te autorët e zhdukjes së saj.
6 vjeçarja u zhduk në kullotat e Zapodit, 500 metra larg shtëpisë së saj pasditen e 22 majit 2010 teksa kishte ndjekur pas hallën dhe kushërirat e saj që kullosnin bagëtitë. Prej atëherë nuk është gjetur asnjë gjurmë nga e mitura.
(s.g/GSH/balkanWeb)