E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat ndaj Kolegjit Topi mbledh KLD-ne

Drejtesia

Keshilli i Larte i Drejtesise pritet te mblidhet sot nen drejtimin e Presidentit te vendit Bamir Topi. Mesohet se kjo mbledhje eshte thirrur nga vete kreu i shtetit i cili kryeson KLD-ne. Ne fokusin e diskutimeve pritet te jete edhe ceshtje e anetareve te Kolegjit. Trupa gjyqesore u akuzua nga zyrtare te Partise Socialiste se kane perfituar nga 500 mije euro per te marre vendime ne favor te kandidatit demokrat per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha. Akuza erdhi nga kreu i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci gjate nje deklarate per median. Ndersa pas ketyre akuzave mesohet se edhe anetaret jane ndier te sulmuar nga opozita madje u perfol dhe nje leter drejtuar Presidentit ambasadoreve te trupit diplomatik per nje fakt te tille. Kreu i shtetit pritet te mbaje nje qendrim ne lidhje me kete ceshtje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›