E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILDKP Kerkojme bashkepunim nga media dhe qytetaret per deklarimet e rreme

Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ne kuader te transparences institucionale publikoi dje deklaratat e interesave private te disa zyrtareve te larte. Permes nje deklarate per shtyp ILDKP thekson se e vlereson kete moment shume te rendesishem dhe kerkon bashkepunim te institucionit me median dhe shoqerine civile. Inspektorati i Larte nxit te gjithe opinionin publik qe pasi te njihet me vetedeklarimet e zyrtareve te ofroje informacione kur kane te dhena se interesat private te zyrtareve mund te jene me shume sesa ato qe kane pasqyruar ne formularin e deklarimit te pasurise theksohet ne kete deklarate. Po keshtu ILDKP fton te gjithe faktoret e jetes sociale dhe politike shqiptare qe te tejkalojne fazen e komentimeve te thjeshta mbi te dhenat e pasurive dhe te jene aktive ne denoncimin e korrupsionit me fakte konkrete. Ne kete kuader per te krijuar mundesi me te medha bashkepunimi Inspektorati i Larte ka vene ne dispozicion te publikut krahas mjeteve te tjera te komunikimit edhe numrin pa pagese 0800-9999.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›