Ministrja Bregu raportim jashte axhende ne komision
Raportimi i ministres se Integrimit Majlinda Bregu ne Komisionin e Integrimit Europian ne daten 15 korrik eshte zgjedhur si pergjigje e shumices ndaj shqetesimeve te kryetares se ketij komisioni Ermelinda Meksi. E paparashikuar ne axhende takimi i dites se premte i komisionit ka ardhur nje dite pasi Meksi ka depozituar pergjigjen e saj ndaj fteses se ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto me synim nje raportim formal ndaj problematikes se integrimit. E improvizuar si nje levizje ne oren e fundit mbledhja ka prekur qellimisht problemet e komunikimit me opoziten dhe reflektimin e shqetesimeve te saj. Ne fakt nje gje qe bie ne sy eshte fakti se dy propozimet e kesaj te fundit nuk jane marre ne konsiderate nga shumica nje situate kjo qe flet se cili eshte niveli i vertete i marredhenieve. Keshtu propozimet e PS-se ne muajin dhjetor 2010 te permbledhura ne nje rezolute te posacme dhe diskutimet e saj ne muajin mars ku ne kuader te tryezes se integrimit te organizuar ne prani te komisionerit per Zgjerimin Stefan Fule dhe zv.drejtorit per Zgjerimin Stefano Sannino. Asokohe ne deklarimin e vet zedhenesja e BE-se Natasha Butler do te shprehej qartesisht se synimi eshte nxitja per reformat e nevojshme qe duhen bere ne menyre qe te adresohen me efikasitet keto prioritete kyce. E sigurisht qe nje gje e tille nuk do te ishte e mundur pa nje dialog konstruktiv nje prononcim i konfirmuar edhe nga Fule. Me sa duket per kete gje ka nevoje aktualisht shumica ne pushtet e cila kerkon te fryma e dialogut edhe nje alibi legjitimuese per demin e shkaktuar nga procesi i diskutuar i Tiranes.