Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Vuçiç bisedë me Ramën dhe Kovaçevskin: Më 22 qershor marrim vendimin

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një bisedë me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski për samitin e ardhshëm të BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Vuçiç bën me dije se së bashku me Ramën dhe Kovaçevskin kanë rënë dakord që më 22 qershor të merret vendimi nëse do marrin pjesë në këtë takim. Po ashtu, tre liderët kanë shkëmbyer mendime edhe për hapat e ardhshëm për iniciativën e panairit të hapur të Ballkan-Vera, që siç theksoi Vuçiç do të mbledhë verat më të mira nga rajoni.
“Sot në mëngjes bisedova me Edi Ramën dhe Dimitar Kovaçevskin për samitin e ardhshëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. ne kemi rënë dakord që pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarin tonë, nesër në mesditë të shpallim vendimin nëse do të marrim pjesë në këtë takim. shkëmbyem mendime edhe për hapat e ardhshëm të iniciativës sonë panairi i hapur ballkan-vera, i cili do të mbledhë verëtarët më të mirë nga rajoni, si dhe për takimin e radhës ku do të diskutojmë shumë çështje me interes për qytetarët.
Së bashku ne luftojmë për një perspektivë të qartë të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunim edhe më të fortë dhe lidhje më të mirë”, shkruan Presidenti Vuçiç në rrjetin social Instagram.
/rtsh.al/