Akuzat ndaj Presidentit, Topi: Vërtetuan konkludimet e BE
TIRANE-Presidenti Bamir Topi nuk ka heshtur sot ndaj deklaratave që u bënë ndaj emrit të tij dje nga kryeministri Sali Berisha në Kuvend.
Kreu i Shtetit theksoi sot nga Fieri ku ndodhet për një vizitë se reagimet e djeshme të politikës ndaj raport-progresit të BE për Shiqpërinë, janë prova më e qarë se pse ndërkombëtarët ngelën në klasë Shqipërinë në procesin e integrimit.
“Reagimet e djeshme provuan konkludimet e KE. Shoqëria shqiptare po pnealizohet nga politika”.
Sipas Presidentit sharjet dhe fyrjet në parlament janë jo të denja ndërsa apeloi të punohet shumë për të arritur 12 prioritetet në të mirë të shoqërisë shqiptare.
Një ditë më parë në sallën e Parlamentit, Berisha akuzoi të majtët se janë bërë zëdhënës të Presidentit. Në fjalën e tij ai tha se “atë që i bënë Toptanët dhe Haxhiqamilët Shiqpërisë, nuk ia kanë bërë të gjithë okupatorët”.
(d.b/BalkanWeb)