E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, banorët dëmtojnë hidrocentralin e Bunecit

SARANDE- Banorët e fshatit Vergo në Sarandë kanë dëmtuar hidrocentralin e Bunecit, me pretendimin se kanë mbetur pa ujë për të vaditur tokat e tyre bujqësore.

Hidrocentrali furnizohet me ujë nga kjo zonë.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e djeshme, vetëm 3 javë pasi hidrocentrali kishte nisur punën. Policia e Sarandës deklaron se dëmi i shkaktuar në hidrocentral arrin vlerën e 150 mijë lekëve të reja, ndërsa janë ndaluar dy organizatorët e sulmit. Të ndaluarit janë Dhimitër Onjean, banor i fshatit dhe Tasim Sbobon me profesion inspektor pyjesh.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)
.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›