E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëmbim zjarri në Lezhë, 1 i vdekur

Një person ka gjetur vdekjen mesditën e sotme pas një shkëmbi zjarri në qarkun e Lezhës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Balldre ku një makinë me targa TR 7870 R në të cilën ndodheshin 4 persona nuk i është ndalur patrullës së policisë. Sipas informacioneve të para mësohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe personave më makinën me targa të kryeqytetit ka mbetur i vdekur një person identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Ndërkohë mësohet se personat e tjerë që ndodheshin në makinë kanë mundur të largohen nga vendngjarja dhe forcat të shumta policie janë vënë në kërkim për kapjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›