E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat ndaj RamësPS padi ndaj ministritDritan Prifti

TIRANE- Partia Socialiste ka reaguar pas akuzave të forta ministrit të Ekonomisë ndaj kryetarit të opozitës Edi Rama.
Përmes një deklarate për mediat zëdhënësja e selisë rozë ka bërë të ditur se PS ka nisur të përgatisë padinë penale kundër ministrit Prifti.

“Janë mbi 30 paditë e kryetarit Edi Rama në prokurori e gjykatë për akuzat për akuzat e bëra ndaj tij prej Berishës me shokë. Sot ka nisur të shkruhet padia për Dritan Priftin. I cili është i ftuar t’i provojë të gjitha ato që tha duke shpifur e sharë në përpjekjen për t’i shpëtuar pyetjes së opozitës:Zoti Prifti si i fitove 1.8 milionë euro brenda vitit që je Ministër Ekonomie? Kjo pyetje kërkon përgjigje dhe Dritan Prifti nuk i ikën dot të vërtetës duke gjuajtur me baltë opozitën” theksohet në deklaratë.

Paraditen e sotme, ministri Prifti lëshoi akuza të rënda ndaj kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama se po fsheh pasurinë e tij. Nga foltorja e kuvendit Einistri i Ekonomisë ka shkuar më tej duke e akuzuar "se vlera prej 3 mijë euro që Edi Rama ka deklaruar se ka në bankë është vetëm vlera e substancës që ai thith cdo ditë me hundë."
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›