Akuzat ndaj Rulit, Min. e Bujqësisë: PS fsheh dokumenta

Ministria e Bujqësisë ka reaguar sërish ndaj akuzave të PS-së ndaj ministrit Genc Ruli në lidhje me tenderat e koncesioneve të HEC-eve.
Në një prononcim për mediat zëdhënësja e ministrisë së bujqësisë i ka kërkuar Partisë Socialiste që t`i çoj akuzat në prokurori dhe do të jetë drejtësia ajo që do të vendos më pas në lidhje me to.
Ajo gjithashtu theksoi se PS-ja ka zakon të mos publikojë të gjithë dokumentin duke fshehur një pjesë të tij por ka ritheksuar se gara për tenderat e hidrocentraleve ka qënë e ndershme dhe se ministri Ruli është i gatshëm të përballet me akuzat