Akuzat ndaj ThacitEshton: Dick Martytë dalë me prova
BRUKSEL- Brukseli ka reaguar ndaj pretendimeve të raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, sipas të cilit kryeministri Hashim Thaçi identifikohet si ‘bosi’ i mafias në Kosovë.
“Ne i marrim akuzat seriozisht, por e ftojmë z. Marti që të dalë me prova”, u shpreh Maja Kocijançiq, zëdhënëse e kryediplomates së BE-së, Ketrin Eshton.
Ndërkohë, misioni i EULEX-it bëri të ditur se raporti do të shqyrtohet me kujdes.
“Nëse ka përmbajtje të këtij lloji, do të donim të dëgjojmë prej tyre më formalisht”, ka thënë zëvendësshefi i EULEX-it, Endrju Sparks për agjencinë Reuters.
Ndaj ketij raporti kanë reaguar edhe Serbia me aleaten e saj, Rusinë, sipas të cilave ky raport tregon se si është Kosova sot dhe kush janë liderët e saj. Ne të gjithë duhet të bëhemi bashkë që të kërkojmë zgjidhje për çështjen e Kosovës”, ka thënë ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç pas takimit me homologun rus, Sergei Lavrov, në Moskë.
Ndërsa vetë Lavrov tha se informatat për trafikimin e organeve kanë dalë në sipërfaqe shumë kohë më parë dhe se Moska është “shumë e alarmuar” nga raporti i ri.
(e.n/BalkanWeb)