Akuzat ndaj UÇK-së, Biserko: Po manipulohet
Beograd -Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko në një prononcim për radion gjermane D. Welle, ka deklaruar se janë të papërgjegjshme deklaratat për krime nga ana e UÇK-së. Biserko kritikon edhe Karla Del Pontet për akuzat e saj ndaj ushtrisë kosovare.
“Mendoj se Carla del Ponte në mënyrë shumë të papërgjegjshme i ka bërë publike këto supozime, pa paraqitur kurrfarë dëshmish. Në një atmosferë të ndezur siç kemi ne në rajon, këto pohime vetëm sa mund t'i keqësojnë raportet.”- deklaron Biserko.
Në shëngjetës të kritikave, Biserko ka vënë edhe prokurorinë serbe, që sipas saj ka një qëllim tjetër dhe jo sqarimin e fatit të njerëzve të zhdukur. “Prokuroria serbe ka nisur një fushatë ku çdo ditë informon opinionin për hetimet që po kryhen, gjë që është në kundërshtim me parimet e punës së prokurorisë. Kjo fushatë është e keqe, sepse nëse ekzistojnë dëshmi duhet të fillojë edhe procesi. Mënyra e prezantimit të këtyre të dhënave ka një qëllim tjetër dhe jo sqarimin e fatit të njerëzve të zhdukur, që për familjet e tyre është një tragjedi e madhe." –vijon kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.
Në vijim, Biserko mendon se qëllimi i prokurorisë serbe është nxitja e shqiptarëve. Sipas saj “në Serbi, Kosova prezantohet vetëm si shkas për fillimin e ndërhyrjes ushtarake, por nuk shpjegohen shkaqet pse erdhi deri tek ndërhyrja. Për ndërhyrjen flitet sikur ajo të ishte e befasishme dhe pa asnjë shkak. Fjala është për një manipulim të pastër dhe mendoj se Carla del Ponte ka bërë një gabim të madh”
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi thotë se nuk dinte që ndonjë organizatë joqeveritare të kishte të dhëna të tilla, të cilat mund ti kenë vetëm organet e shtetit.
Pak ditë më parë, rrjeti britanik televiziv BBC, publikoi një lajm, sipas të cilit ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin rrëmbyer dhe në disa raste kishin vrarë shtetas, serbë dhe të kombësive të tjera.