E Diel, 1 Nëntor 2026

Somalezët nuk ndalen në luftën e grabitjes së anijeve

Mogadishu-Piratët somalezë, të cilët kanë rrëmbyer anijen gjermane me 24 persona, njoftuan sot se u rikthyen drejt brigjeve të Somalisë pasi nuk arritën të zbulonin vendndodhjen e varkës së vogël ku mbahet peng kapiteni i anijes amerikane, i cili u rrëmbye disa ditë më parë. Piratët shpresonin ta përdornin si "mburojë" anijen me 20 mijë tonë kontenierë për të arritur në vendin ku ndodhen bashkëpunëtorët e tyre, të cilët mbajnë peng shtetasin amerikan Richard Philips.

"U kthyem mbrapsht në brigjet e Haradheere pasi nuk mundëm ta gjenim varkën e vogël ku ndodhen shokët tanë, tha për Reuters një nga piratët e anijes gjermane i cili u identifikua me emrin Sulejman.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›