Greqi, shpërthim pranë Alpha Bank në Athinë
Athinë-Një bombë shpërtheu sot në mëngjes në Athinë, përpara një godine zyrash ku ndodhet banka greke Alpha dhe një degë e institucionit francez të kredive Cetelem, duke shkaktuar dëme të lehta, por jo viktima, njoftoi policia lokale. Shpërthimi, që nuk është marrë ende përsipër, ndodhi në orën 04:15 (01:15 GMT) në lagjen Kallithea, në jug të Athinës, shtoi policia.
Nga shpërthimi u shkatërruan disa dritare si dhe disa pllaka prej mermeri. Gjatë natës, lufta urbane ka shkaktuar djegien e disa zyra të partisë në pushtet Demokracia e Re, në lagjen Kipseli të Athinës. Atentatet, sidomos ato me bomba artizanale kundër bankave ose zyrave të qeverisë janë shumë të shpeshta në Greqi dhe në përgjithësi për to policia fajëson lëvizjen anarkiste.