Jiabao: Ekonomia e Kinës, po shfaq shenja pozitive
Pekin-Kryeministri i Kinës Wen Jiabao tha se ekonomia kineze po shfaq disa "shenja pozitive" megjithëse kriza ekonomike globale vazhdon, por ende po përballet me sfida të mëdha. "Ekonomia e Kinës po shfaq disa shenja pozitive rimëkëmbjeje, megjithëse mund ta shohim qartë se ndodhemi ende në një situatë të vështirë"- deklaroi Wen gjatë një konference për shtyp nga një hotel në resortin veror të Pattayas në Tailandë, ku do të zhvillohet një samit i liderëve të Azisë.