E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat ndaj meje janë politike. Ato u gatuan në kuzhinën e Edi Ramës

Në vijim të interesimit tuaj per prononcimin tim, përzgjodha pasditen e sotme për këtë komunikim pasi gjate gjithë javës se ardhshme do te ndodhem jashte vendit ne funksion te disa takimeve te rëndësishme te kalendarit diplomatik.
Edhe njehere Rruga Durres Kukes, arteria kombetare qe bashkon Shqiperine dhe Kosoven eshte rikthyer ne planin e pare te vemendjes se opinionit publik shqiptar.
Nderkohe qe arteria e kombit cdo dite i afrohet perfundimit te saj, Edi Rama dhe mercenaret e tij, ata qe per 8 vjet me rradhe penguan ndertimin e saj duke mashtruar per 8 vjet Shqiperine dhe Kosoven, ata qe pas humbjes se pushtetit nisen sulmin e tyre per te nxire, perbaltur dhe denigruar projektin me te madh ne historine e vendit, sot jane angazhuar ne nje sulm te eger dhe te paprecedent, ne nje proces te paster politik i cili po kompromenton rende detyrimet ligjore te prokurorise shqiptare para Kushtetutes, ligjeve te vendit dhe shtetit ligjor.
Tre vjet me pare, Qeveria Shqiptare misheroi ne programin e saj qeverises premtimin elektoral te mazhorances se djathte per ndertimin e Rruges Durres Kukes si nevoje dhe domosdoshmeri kombetare dhe gjeostrategjike.
Vullneti politik i Qeverise mori forme me nisjen e investimit per Segmentet Kalimash – Morine dhe Milot- Rreshen qe ne muajt e pare te kesaj mazhorance. Per segmentin Rreshen Kalimash, me te gjatin, me te veshtirin dhe me vendimtarin per suksesin e ketij projekti, gjate 8 viteve qeverisje socialiste, nuk pati vullnet as per te perfunduar projektin teknik.
Nje projekt i tille do te kushtonte vetem 3 apo 4 milione euro por mungesa e tij do ta bllokonte ndertimin e rruges edhe te pakten 4 vjet te tjere. Mungesa e projektik teknik per segmentin Rreshen Kalimash eshte prova me e qarte e mungeses se vullnetit politik te 8 viteve qeverisje socialiste. Ky eshte shembulli me kompromentues se pervec mashtrimit 8 vjecar, qarqe te caktuara brenda ish mazhorances sot ne opozite sabotuan me vetedije kriminale projektin e bashkimit.
Rruga nuk duhej te ndertohej sepse Kosova nuk duhet te kishte akses te lire ne det dhe Europe.Rruga nuk duhet te ndertohej sepse portet shqiptare nuk duhet te beheshin portet me te rendesishme te rajonit. Rruga nuk duhet te ndertohej sepse rruget e Kosoves per ne Europe duhet te kalonin neper Serbi. Rruga nuk duhet te ndertohej sepse tregu i trevave Shqiptare nuk duhej te unifikohej.

Ky ishte percaktimi i armiqve dhe kundershtareve te rruges.
Prandaj dhe rruga per 8 vjet me rradhe te qeverisjes socialiste u kthye ne legjende urbane. Per te flitej gjithe diten dhe kunder saj punohej gjithe naten.
Per te mashtruar shqiptaret dhe Kosoven u vendos edhe nje takse per ndertimin e rruges e cila ne total arriti nje vlere prej 300 milione dollaresh por nuk u perdoren as edhe 4 milon per projektin dhe kjo sepse rruga duhej te bllokohej me cdo kusht dhe cdo cmim nga ata qe me perfundimin e rruges shohin fundin e tyre apo te planeve te tyre antishqiptare.
Per 8 vjet qe rruga nuk u ndertua Shqiperia humbi mbi 400 milione Euro. Ky dem sot perllogaritet mbi 80 milion euro ne vit per cdo vit qe rruga nuk eshte hapur. Disa here me i madh eshte ky dem per Kosoven dhe shqiptaret.
Prej 14 vitesh jane perballur me njera tjetren dy politika, njera kombetare dhe tjetra anti kombetare.

Le tu referohemi fakteve:
Te dy forcat kryesore politke e kane premtuar kete rruge.
E premtoi Partia Demokratike dhe ne vitin 1994 me VKM ngriti grupin e studimit te fizibilitetit. Por per rrethana te njohura ajo nuk arriti te zbatoje projektin e nisur.
E premtoi partia e Edi Rames, por cdo dite, cdo jave,cdo muaj per 8 vjet me rradhe mashtroi dhe genjeu. Madje me nje cinizem ekstrem u vendosi shqiptareve edhe nje takse te cilen edhe e mblodhi por askush deri ne sot nuk e di se si e perdori.
Ndersa forca politike qe nisi fizibilitetin me vkm ne 94 e premtoi ne fushate dhe sapo erdhi ne pushtet e percaktoi ate si projektin e perparesise absolute dhe po e ben tani realitet.
Ata qe rrugen e bllokuan per tete vjet pasi e pane se rruga po ndertohet dhe po behet realitet u versulen me akuzat e fabrikuara ne zyren e Edi Rames kunder rruges.
Cdo akt, qe i hapi rruge kesaj ngjarje madhore eshte ndermarre si shprehje e vullnetit politik te mazhorances dhe programit te saj qeverises. Cdo vendim ligjor qe beri te mundur nisjen e punimeve eshte sanksionuar nga Qeveria Shqiptare nepermjet plot pese Vendime te Keshillit te Ministrave te marra ne nje hark kohor disa muajor.
Pak pas fillimit te punimeve, Edi Rama nisi sulmin e eger ndaj ketij projekti te shekullit. I ndergjegjshem se perfundimi i rruges Durres Kukes kompromenton rende te ardhmen e tij politike, ky pinjoll i denje i Dushan Mugoshes dhe Koci Xoxes mori stafeten nga ata qe per 8 vjet penguan me cdo kusht ndertimin e rruges dhe mobilizoi mercenaret e tij per te nxire dhe perbaltur kete projekt gjigant.
Me nje sulm te paster politik mercenaret e Edi Rames dhe ndokujt tjeter brenda prokurorise moren akuzat e fabrikuara nga zyrat e Edi Rames dhe i riprodhuan ato, tashme me stemen e prokurorise.
Duke injoruar teresisht faktin se per cdo hap te ndermarre ne drejtim te ndertimit te Segmentit Rreshen Kalimash ka nje Vendim te Keshillit te Ministrave me forcen e ligjit, Rama ben kllounin e cirkut duke akuzuar se Ministri i Transporteve ka shperdoruar detyren pasi Konsulenti Nderkombetar i perzgjedhuar nga nje liste e kompanive konsulente te Bankes Boterore te sugjeruara nga Branka Boterore prane autoriteteve shqiptare dhe te prokuruar me Vendim te Keshillit te Ministrave eshte nje kompani Anglo Holandeze dhe Minstri ka kryer studimet ne Holande.
Edi Rama akuzonte ne menyren me te paturpshme se ne rruge ka nje dem prej 320 milione euro ne nje moment kur ne rruge ishin investuar vetem 200 milion euro.
Edi Rama akuzon se jane shkelur parimet e barazise ne tendera nderkohe qe Konsulenti i perzgjedhur nga qeveria shqiptare nuk eshte kompani per projektin ndersa dy kompanite e projektimit, aktualisht nga me te mirat ne Europe jane perzgjedhur sipas procedurave te tenderimit te Bankes Boterore.
Keshtu pra, nese parardhesit e e Rames e perdoren pushtetin per te sabotuar rrugen, tani qe rruga po ndertohet trashgimtarit te tyre nuk i mbetetj gje te tjere vec te formuloje ne zyrat e tij aktakuzen politike kunder rruges.
Asnje rrjesht, asnje fjale asnje shkronje nuk ka te beje me mua ne kete proces. Ky eshte nje proces kunder rruges. Sepse ajo po ndertohet.
Cdo dite me shume rruga po merr forme dhe po i afrohet perfundimit te saj. Cdo dite me shume rritet kenaqesia dhe krenaria e Qeverise dhe e imja qe po e shnderrojme ne realitet projektin enderr te bashkimit, projektin e shekullit per shqiptaret. Edhe 100 here po te me jepej mundesia do te perserisja te njejten gje.
Nuk ekziston ne historine e nje vendi te lire nje tmerr dhe frike nga rruga si ai qe manifeston Z. Rama. Edi Rama eshte eksponenti i vetmi politik ne Shqiperi dhe Kosove qe nuk e ka vizituar Rrugen as edhe njehere te vetme. Ketu ka te drejte sepse ajo rruge eshte fundi i tij, i politikes dhe interesave qe ai mbron.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›