Braçe: “Situata nuk zgjidhet me dy mjekë nga Tirana”
Autori i Lajmit: red.
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socilaliste, Erion Braçe, i kërkon kryeministrit Sali Berisha që të marrë masa për përhapjen e virusit Shigella Flexner TP 3 në Poliçan për shkak të ndotjes së ujit. Braçe pohoi dje në seancë plenare se situata në këtë qytet nuk zgjidhet vetëm duke çuar dy mjekë nga Tirana. “Qarku i Beratit ndodhet në karantinë dhe epiqendra e karantinës është Poliçani, një qytet që Sali Berisha donte më 92 ta rrethonte me tela me gjemba. Një qytet që nuk ka vëmendjen e kësaj qeverie. Ashtu siç epidemia po shtrihet në Berat, një qytet që qeveria e viziton shpesh, por që nuk ka pikën e vëmendjes, ashtu sikur u paraqit para disa javësh në Urën Vajgurore, ashtu si në 94 – 95 për shkak të Sali Berishës u kthye në kolerë në këtë qark”, - tha ai. Braçe kërkoi që t i jepej sa më shpejt përgjigje kësaj çështjeje, ndërsa theksoi se dizenteria apo Shigella nuk janë sëmundje të luksit, janë sëmundje të varfërisë dhe të mungesës totale të investimeve. “Kjo është një çështje shumë e rëndësishme për sa kohë që po vihet në karantinë Poliçani”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008