Tiranë, zjarr në ‘Kodrat e Selitës’, zjarrfikësit nuk e shuajnë dot
TIRANË- Zjarr i madh në ‘Kodrat e Selitës’. Raportohet për dy vatra zjarri të cilat kanë rënë sot rreth orës 18:20, në majë të këtyre kodrave.
Teksa flakët e zjarrit përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era, mësohet se zjarrfikësit nuk mund të ndërhyjnë për shuarjen e tyre, për shkak të terrinit të vështirë.
“Rreth 500 metra larg vatrave zjarri mund të shihet shumë qartë me sy të lirë”, raporton nga vendngjarja gazetari i News 24, Spartak Koka. Po sipas tij, forcat e komisariatit nr 6, të policisë së Tiranës janë angazhuar për të evakuuar banorët e zonës të cilët edhe pse nuk i kanë banesat afër vatrave të zjarrit, mund të rrezikohen nga flakët, përhapja e të cilave nuk mund të ndalet nga zjarrfikësit.
Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
(ma.ar/BalkanWeb)