MM: Vazhdon puna për rehabilitimin e plotë të zonës së Gërdecit
TIRANE- Zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, inspektuan paraditen e sotme zbatimin e detyrave të lëna nga Bordi i Demontimit të Municioneve në Ministrinë e Mbrojtjes që në fillim të muajit shkurt 2012 për ecurinë e punës për pastrimin dhe rehabilitimin e zonës së Gërdecit.
Sipas raportimit të komandantit të Brigadës Logjistike, kolonel Bardhyl Hoxha dhe përfaqësuesit të kontraktorit të Departamentit Amerikan të Shtetit, John Napolitano, detyrat e lëna ishin zbatuar, ndërsa vazhdon puna për pastrimin dhe rehabilitimin e plotë të zonës, me synim që ky operacion të përfundojë brenda vitit 2012.
Në zbatim të marrëveshjes midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, të nënshkruar më 22 shkurt 2008, qeveria amerikane po kontribuon në procesin e asgjesimit të municioneve të tepërta në vendin tonë. Me amendimin e kësaj marrëveshje, në maj të vitit 2008, mbështetja e qeverisë amerikane përfshiu edhe pastrimin dhe rehabilitimin e zonës së Gërdecit, pas tragjedisë që ndodhi në këtë zonë më 15 mars 2008.
Nga maji i vitit 2008 dhe deri tani kontraktori i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Forcat e Armatosura Shqiptare kanë kryer pastrimin dhe rehabilitimin e mbi 70 % të zonës së infektuar me municione të paplasura në Gërdec.
Aktualisht Kompania EOD Salition dhe struktura të Brigadës Logjistike janë të angazhuara në procesin e demilitarizimit të gëzhojave të paplasura të grumbulluara në këtë zonë, pastrimin e zonës nga diegoret dhe asgjesimin e tyre, si dhe pastrimin dhe rehabilitimin e plotë të kësaj zone.
Në 15 mars të vitit 2008 në fshatin Gërdec, Tiranë, pati një shpërthim të fuqishëm në ish-fabrikën e demontimit të municioneve. Si pasojë humbën jetën 26 persona dhe u plagosen qindra të tjerë, ndërsa pati dëme të shumta materiale.
(ma.ar/BalkanWeb)