Fier, 44-vjeçarja tentoi të hidhet nga kati i pestë, parandalohet nga policia

Një grua ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i pallatit ku banon.Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastriot” të qytetit të Fierit, ku 44-vjeçarja Eli Muçollari u ngjit në parvazin e ballkonit dhe deklaroi se do të hidhet prej andej. Mësohet se 44-vjeçarja ndodhej në një gjendje depresive, pasi kryente veprime jo normale, duke hedhur nga ballkoni sende shtëpiake. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policise, të cilat pas negociatave kanë arritur të bindin gruan të mos hidhet. Forcat e policisë e kanë shoqëruar Muçollarin në komisariat për ta marrë nën hetim si dhe për t`iu nënshtruar një konsulte me psikologun. Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.