Akuzat për genocid, prokuroria kërkon 28-vjet burg për Sheshel
HAGE- Prokuroria në Hagë kërkoi 28 vjet dënim me burg për liderin e Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, deklaroi prokurori Matias Markusen në parashtrimin e fjalës përfundimtare në procesin gjyqësor.
Sheshel u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullatës joserbe në Bosnjë, Kroaci dhe Vojvodinë, në periudhën 1991 – 1994.
Ky radikal serb, i cili mbrohet vet, do ta shpalos fjalën e tij të mbrojtjes javën e ardhshme, nga 12 deri më 15 mars.
Ai iu vullnetarisht dorëzua Gjykatës së Hagës më 24 shkurt të vitit 2003.
(ma.ar/koha/BalkanWeb)