Të verbërit dhe para-tetraplegjikët paralajmërojnë protestë
TIRANE - Të verbërit dhe para-tetraplegjikët paralajmërojnë nisjen e protestave masive kundër miratimit të projekt/ligjit që sipas tyre cënon rëndë statusin e personave me aftësi të kufizuar.
Sipas presidentit të organizatës së personave me aftësi të kufizuar, Sinan Tafaj protesta do të nisë në orën 9.00 të paradites para parlamentit shqiptar.
“Ne kemi ofruar një kompromis që le të bëhet kufizimi, por kufizimi të mbetet në ligj. Të mos i lihet dorë e lirë qeverisë, të mos përqëndrohen kompetencat që ka parlamenti, të mos ia delegojë qeverisë, sepse bën një qeveri të fortë që në përputhje me mundësitë financiare që ka, në përputhje me politikat që do të ndryshojë do të reduktojë edhe beneficat tona. Në rast se do miratohet jashtë kërkesave tona, atëherë unë dueht ta bëj të qartë se ky do të jetë vetëm fillimi i ballfaqimit të institucioneve publike me këto kategori.”- deklaroi Tafaj.
Këtij tubimi paqësor pritet t’i bashkangjiten edhe invalidët e punës dhe personat shurdhëmemecë.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Të verbërit dhe para-tetraplegjikët paralajmërojnë protestë