E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, gjendet pas 32 orësh 17-vjeçari i zhdukur

PUKE - Gjendet pas 32 orësh 17-vjeçari nga Puka, i cili rezultone i larguar nga banesa që prej ditës së djeshme.

Lajmi konfirmohet nga të afërmit e adoleshentit Durim Kukaj, sipas të cilëve ai ka kontaktuar me të atin, pasi ka parë kronikën e transmetuar në News24.

Të njëjtat burime thonë se 17-vjeçari kishte si synim largimin drejt Kosovës, por gjatë orëve të mbrëmjes ai ka vendosur të rikthehet në shtëpi.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›