E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samuel Zbogar vizitoi veriun e Mitrovicës

MITROVICE - Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, njëherësh edhe kryesues i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, të mërkurën ka vizituar familjet e mbetura të romëve, dhe egjiptianëve në kampin Osterode, në veri të Mitrovicës.

Sipas një komunikate për media, Zbogar është informuar për vështirësitë me të cilat përballet komuniteti rom, ashkalinj dhe egjiptian. Me këtë rast, këto komunitete kanë shprehur mirënjohjen për ndihmën që marrin nga Bashkimi Evropian.

Shtatëmbëdhjetë familjet e mbetura në këtë kamp pritet të zhvendosen në Mëhallën e Romëve në jug të Mitrovicës.

Zbogar, sipas komunikatës, ka takuar të mërkurën edhe rektorin e Universitetit të Mitrovicës, Zdravko Vitosevic, me të cilin ka diskutuar mundësitë e bashkëpunimit.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›