E Diel, 1 Nëntor 2026

Duhanpirja pasive shton rrezikun për ekzemë te fëmijët

TOKIO- Ekspozimi pasiv ndaj duhanit në tre muajt e fundit të shtatzënisë është i lidhur me rrezikun më të madh të shfaqjes së ekzemës te fëmijët, sipas një studimi të shkencëtarëve japonezë.

Studimet e mëparshme kanë treguar për shpeshtësi më të madhe të astmës dhe infeksioneve respiratore te fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë qenë të ekspozuara ndaj tymit të duhanit.

Nga ana tjetër, është konfirmuar se duhanpirja pasive në gjashtë muajt e parë të shtatzënisë nuk paraqet rrezik për ekzemë te fëmijët.
Rezultatet e këtij studimi janë të bazuara në testimin e 1.400 fëmijëve të moshave nga dy deri në 18 muaj.
(ma.ar/telegraf/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›