Felaj Ministrja Bregu te largohet mbrojti djalin e nje mafiozi
Eneida Jacaj
Deputetja e Partise Socialiste Ermonela Felaj ka kerkuar dje largimin e Majlinda Bregut nga posti i ministres se Integrimit. Felaj e ka akuzuar ministren Bregu pasi ka mbrojtur djalin e njerit prej boseve kryesore te Sacra Corona Unita Angelo Prudentino.
Kreu i PS-se Edi Rama deklaroi dy dite me pare se kunati dhe motra e saj kane lidhje biznesi me djalin e nje mafiozi. Nga ana e saj ministra e Integrimit Majlinda Bregu ka pohuar se e motra dhe kunati i saj kane pasur lidhje biznesi me italianin Angelo Prudentino i ati i te cilit dite me pare u arrestua pas urdhrit te leshuar nga Gjykata e Leces per veprimtari te karakterit mafioz. Bregu ka deklaruar se njeriu me te cilin ata lidhen biznes ishte pa precedente penale.
Deklarata
Ik zonja Bregu se ti je turpi i kesaj qeverie i kesaj qeverie te paturpesise qe vodhi votat e mbylli kutite per te vjedhur Shqiperine e mbyllur ne oborrin e saj pasurine e shqiptareve
Ne e pyetem zonjen Bregu per lidhjet e saj me korrupsionin dhe boten e mafies por ju zonja Bregu su pergjigjet. Tani jemi ne qe ju themi largohuni ikni fshihuni ne shtepine e padeklaruar dhe pergatituni per tu perballur me drejtesine - u shpreh Felaj duke sqaruar Dje ministrja jo vetem nuk u distancua nga Angelo Prudentino por e mbrojti ate si njeri te paster duke konfirmuar keshtu se edhe ajo vete eshte e perfshire. Sa per dijeni Angelo Prudentino eshte as me shume e as me pak sesa i biri i njerit prej kapove te njeres prej organizatave me te medha kriminale Sacra Corona Unita. Sipas saj lidhja me djalin e nje mafiozi deshmon pushtetin e kalbur deri ne palce te Sali Berishes.
Largimi i qeverise
Duke marre shkas nga lidhjet e ministrave te qeverise Berisha me korrupsionin Felaj ka kerkuar edhe largimin e kesaj qeverie. Eshte koha ta largojme kete qeveri te zhytur ne llumin e krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe te cojme para drejtesise keto shperdorime kriminale te detyres qe keta njerez i bejne pa dashur tia dine per ligjin. Madje kane paturpesine te thone se keto i shpikim ne per te penguar integrimin e vizat - u shpreh Felaj.
Reagim
Paloka Mbi Ramen rendojne akuza te renda si trafikant droge
Perballe akuzave te opozites ndaj ministres Majlinda Bregu deputeti demokrat Edi Paloka ka akuzuar kreun e Partise Socialiste Edi Rama per perfshirjen e tij ne trafikun e droges. Zoti Rama mbi ju rendojne akuza me te renda te trafikut te droges. Rendojne lidhjet me klanin Gina me te cilin ndertove nje ndermarrje te perbashket Kino republiken pastaj i more pasurine dhe shtepine rendojne akuzat e Kadrovskit qe te akuzon me shkrim prane autoriteteve italiane se i ke vrare te shoqen per nje thes droge rendojne akuzat e Dondollakut ne Prokurorine e Firences se ke lidhje rendojne akuzat e ish ministrit Prifti se te ka gjetur dy here ne zyre me doze droge te kushtueshme 3000 euro. Ne politiken shqiptare ti je njeriu me i akuzuar per drogen dhe si drogmen - u shpreh Paloka.
PS Berisha te distancohet nga lidhjet e vartesve te tij me bizneset kriminale
Partia Socialiste ka reaguar ndaj heshtjes se kryeministrit Sali Berisha perballe aferave te korrupsionit te ministrave te tij. Sipas opozites Berisha duhet te jape shpjegime dhe te distancohet nga lidhjet e vartesve te tij me bizneset kriminale. Si ka mundesi qe Sali Berisha nuk pergjigjet per lidhjet e ministres se tij me organizaten mafioze kriminale italiane Sacra Corona Unita Si ka mundesi qe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu nuk distancohet prej lidhjes se kunatit dhe motres se saj me te birin e supermafiozit italian Prudentino por perkundrazi e merr ne mbrojtje kete supermafioz Si ka mundesi qe Sali Berisha te jete kaq i pafytyre sa nuk guxon te ktheje pergjigje dhe te distancohet nga keto lajme te botuara jo vetem ne shtypin shqiptar por edhe ne ate nderkombetar Ne te kunderten ai nxjerr lepurin e tij per te akuzuar kreun e opozites me akuza te paqena qe i perserisin pafundesisht dhe ne menyre mjerane prej 10 vjetesh. Pergjigjen e kane marre nga gjykata - u shpreh anetarja e Asamblese se PS-se Megi Ajtyresa.
4 Tetor 2010