Rezoluta e ish-pronareve Qeveria te hartoje nje ligj te ri per pronat
Eljona Ballhysa
Shoqata e ish-pronareve Pronesi me drejtesi ka kerkuar dje hartimin e nje ligji te ri te pronave ne te cilin te merren parasysh rekomandimet e Gjykates Europiane te Lirive Themelore te Njeriut. Gjate dites se djeshme kjo shoqate ka zhvilluar nje mbledhje ne te cilen ka miratuar nje rezolute. Ne kete rezolute Shoqata veren se ne keto 20 vjet te pluralizmit politik partite politike nuk kane pasur vullnetin e duhur per ti dhene zgjidhje te plote ceshtjes se pronesise. Me tej ne rezolute pronaret e ligjshem argumentojne qendrimin e tyre kunder ndryshimeve qe iu bene se fundi ligjit te pronave. Sipas shoqates se pronareve ndryshimet ne ligj jane antikushtetuese shkelin parimin e te drejtes se fituar me ligj shkelin parimin e sigurise juridike dhe pengojne pronaret qe ti drejtohen Gjykates se Strasburgut.
Rezoluta
Mbledhja konstatoi se ndryshimet e fundit ne ligj jane antikushtetuese shkelin parimin e te drejtave te fituara sidomos parimin e sigurise juridike dhe kane qellimin e vetem per te penguar pronaret tu drejtohen Gjykates Europiane te Lirive dhe te Drejtave Themelore te Njeriut - behet e ditur ne rezolute. Me tej ne rezolute behet e ditur kerkesa e shoqates se ish-pronareve Pronesi me drejtesi qe qeveria te hartoje brenda vitit 2010 nje ligj te ri per pronat. Ligji i ri duhet te hartohet ne konsulence te vazhdueshme me perfaqesuesit e Shoqates se pronareve dhe duhet te permbaje rekomandimet e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut. Po keshtu ne thelb te ligjit te ri duhet te qendroje kthimi fizik i prones pasi fatura reale e kompensimit financiar eshte shume e larte duke u llogaritur sipas shoqates ne miliarda euro ndryshe nga sa deklarohet nga qeveria. Brenda vitit 2010 qeveria te pergatise projektin e nje ligji te ri per kthimin dhe kompensimin e pronave i cili te marre parasysh rekomandimet e Gjykates Europiane te Lirive Themelore te Njeriut duke i dhene perparesi kthimit fizik te prones. Ky ligj duhet te diskutohet hollesisht me shoqaten Pronesi me drejtesi si grupi me i rendesishem i interesit - shkruhet ne rezolute.
Sipas ish-pronareve fatura e vertete e kompensimeve arrin ne miliarda euro dhe jo ajo e deklaruar ne projektligj. Ne kushtet aktuale procesi i kompensimit eshte i pamundur te realizohet pasi fatura financiare i kalon te 30 miliarde eurot - shkruhet ne njoftimin per shtyp te shoqates Pronesi me drejtesi.
Kundershtimet
Gjate mbledhjes se djeshme ish-pronaret u shprehen kunder ndryshimeve te fundit te bera ne ligjin e pronave. Keto ndryshime megjithese nuk u dekretuan nga presidenti Topi u miratuan ne Kuvend vetem me votat e PD-se. Thelbi kontestues i ligjit jane kompetencat qe i jep Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave per te ndryshuar vendimet e Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave qe u ktheu pronareve te ligjshem pronat e tyre nga viti 1992 dhe ne vijim. Kjo do te thote qe shteti shqiptar i jep te drejte vetes te nderhyje ne cdo prone te cdo qytetari pavaresisht se si e ka fituar ate te trasheguar nga prinderit dhe familja te dhuruar apo te blere dhe tia heqe kete prone gje qe humbet sigurine juridike dhe konceptin e se drejtes se prones si nje e drejte e pacenueshme nga administrata shteterore - eshte shprehur sekretari i Pergjithshem i Shoqates Agim Toro.
Qendrimi
Ndryshimet ne ligjin e pronave shkelin parimin e te drejtave te fituara.
Ndryshimet shkelin vecanerisht parimin e sigurise juridike.
Ndryshimet kane per qellim qe te pengojne pronaret ti drejtohen Gjykates Europiane te Lirive dhe te Drejtave Themelore te Njeriut.
Nepermjet ndryshimeve shteti i jep te drejte vetes te nderhyje ne cdo prone dhe te heqe titullin e pronesise.
Berisha ne Shengjergj PS-ja eshte kthyer ne nje sipermarrje ndertimi
Kryeministri Berisha i cili ishte i pranishem dje ne perurimin e fillimit te punimeve te rruges Shkalle-Shengjergj akuzoi lidershipin e PS-se se e ka kthyer kete parti ne nje sipermarrje ndertimi. Berisha e akuzoi PS-ne per shpifje dhe trillime ne dem te qytetareve shqiptare. Cdo dite kreret e Partise Socialiste u bien sirenave te krizes. Kriza ekziston vetem ne mendjet e tyre. Kriza ekziston vetem ne shpirtin e tyre sepse ata besojne se vetem me krize mund te vijne ne pushtet. Keta zoterinj qe e kane shnderruar partine e tyre ne nje sipermarrje ndertimi keta dasmojne dhe hedhin napolonin me leje ndertimi keta zoterinj gjobisin me 20 per qind cdo ndertues ne Tirane keta zoterinj nuk lejojne nje te huaj te investoje ne kryeqytet vetem e vetem se te huajt nuk pranojne te japin 20 perqindesha. Keta zoterinj nga mengjesi deri ne darke mohojne cdo gje shpifin trillojne - eshte shprehur Berisha ndersa i garantoi banoret e Shengjergjit per rritjen e investimeve ne kete komune.
Mediu Shteti u vodhi pronat pronareve me ligj
Partia Republikane organizoi dje konferencen e 5-te te deges se kesaj partie ne Tirane ku zgjodhi si kryetar ish-deputetin Maksim Begeja. Gjate fjales se mbajtur ne kete forum kreu i PR-se Fatmir Mediu vuri theksin ne domosdoshmerine e fillimit te punes per zgjedhjet lokale. Nderkaq Mediu vuri ne dukje se ne thelb te programit te PR-se ka qendruar per 20 vjet dhe do te vazhdoje te qendroje ceshtja e pronave ne menyre qe prona te shkoje te pronari i ligjshem. Ai gjithashtu ka argumentuar pse abstenoi ne Kuvend per ndryshimet e fundit te ligjit te pronave. Ata kane humbur besimin dhe shikojne me dyshim cdo iniciative te shtetit sepse ky shtet iu grabiti atyre pronen me ligj me vendime komisionesh shteterore apo gjykatash i perbuzi ata ne menyre klasore dhe i la ne pafuqishmerine per tu ndeshur me manipulatoret. Prandaj une duke menduar se perfaqesoj gjithe bindjen e republikaneve nuk e votova kete ligj i cili per mendimin tim vetem justifikonte nje hap te qeverise per shmangien e padrejtesive - eshte shprehur Mediu. Gjate fjales se tij Mediu ka kerkuar unfikimin e te gjitha strukturave qe merren me pronat ne nje agjenci te vetme. E para cdo prone shteterore apo private duhet tu kthehet pronareve te tyre te ligjshem. E dyta tu kthehen shtepite pronareve te ligjshem te cilat iu jane rrembyer per 40 vjet por edhe per 20 vjet te tjera dhe ne shumicen e tyre jetojne ata qe i persekutuan dhe i perbuzen. Se treti privatizimi i sektorit shteteror. Se katerti percaktimi perfundimisht i fatures financiare per kompensimin. E pesta dhe ndoshta me e rendesishmja unifikimi i strukturave qe merren me pronat ne nje agjenci te vetme - theksoi Mediu.
4 Tetor 2010