Meta ne Lushnje PS-ja demtoi interesat e shqiptareve me bllokimin e ligjit te Gjykates Administrative
Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta deklaroi dje ne Lushnje se bllokimi i ligjit per Gjykaten Administrative nga opozita ka demtuar interesat e qytetareve dhe te taksapaguesve shqiptare por edhe krijimin e institucioneve te nevojshme per te miren e qytetareve. Ndersa betejen e PS-se per transparencen e zgjedhjeve e ka quajtur tragjikomike. Eshte situata me absurde ajo e gjoja kutive dhe njekohesisht eshte tragjikomike. PS-ja kerkon gjoja transparence transparencen e zgjedhjeve qe i organizoi ne ortakeri te plote me PD-ne sipas kodit anti-LSI. PS-ja kerkon te hetoje votat qe mori vete kerkon te hetoje zgjedhjet lokale qe i firmosi vete ne te gjithe Shqiperine dhe askush nuk e ka penguar qe ta beje kete gje - u shpreh Meta. Kreu i LSI-se tha se PS-ja per fletet e votimit nuk iu drejtua Gjykates Kushtetuese dhe as Komisionit te Venecias ashtu sic e kishte kerkuar Europa. Eshte bere e qarte se ne rast se Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias konfirmojne qe hapja e kutive nuk eshte hipoteze qe dhunon pavaresine e gjykatave qe kane gjykuar anketat e zgjedhjeve rinumerimi jo vetem do te behet i plote por ne rast se ka ndryshim rezultati jo vetem qe do te kemi nje ndryshim qendrimi moral por Partia Socialiste le te marre qeverisjen pa pasur nevoje per zgjedhje te parakohshme. Dhe perseri pavaresisht nga kjo oferte kaq bujare ata e ftojne elektoratin e tyre per protesta. Nderkohe qe duhen vetem 28 firma deputetesh per tiu drejtuar Gjykates Kushtetuese - u shpreh Meta.
4 Tetor 2010