Përgjaket aksi Vlorë-Fier/ Humbin jetën në aksident tre personave, mes tyre dy fëmijë
Fier- Një aksident rrugor i ka marrë jetën tre personave mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit. Aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Vlorë, ku një automjet që drejtohej nga një 26-vjeçar është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorrit 18-vjeçari Gëzim Shkrela është palgosur rëndë dhe ka ndërruar jetë pak më vonë në spital. Ndërkaq nga përplasja makina ka dalë jashtë kontrollit duke përplasur 2 fëmijë kalimtarë të moshës 8 dhe 12 vjeç, të cilët kanë humbur jetën në vend.
Ndërkaq mesohet se është arrestuar drejtuesi i automjetit, Argent Habilaj. Sipas policisë shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia emadhe me të cilen lëvizte automjeti i drejtuar nga 26-vjeçari. Siç duket Kodi i ri Rrugor nuk po jep ende efektet e tij pasi aksidentet janë mëse evidente në rrugët e vendit.
Shkrime të tjera me interes:
- Aksi Fier-Lushnje, aksidentohet për vdekje një 20-vjeçar Fier- Një aksident i ndodhur në aksin FierLushnje i ka...
- Fier- Aksidenti i merr jetën 12-vjeçarit Fier- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fier,...
- Përmet- Mjegulla e dendur, humbin jetën në aksident dy efektivë policie Përmet- Kanë humbur jetën dy punonjës të rrethit të Përmetit,...