Akuzat për krimelufte, Fatmir Limajparaqitet në Gjykatë
PRIZREN- Pas urdhërarrestit të lëshuar nga EULEX për Fatmir Limaj deputetin dhe nënkryetarin e PDK-së, mësohet se ky i fundit është paraqitur në gjykatë
Ai ka ripërsëritur se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, sikurse edhe e kaluara e tij.
"Kam thënë edhe më herët se po ti kisha 1 milion jetë nuk do të ndërroja asgjë në jetën time", tha Limaj, teksa u nis drejt gjykatës nga shtëpia e tij.
Limaj, u arrestua vite më parë nga autoritetet e Tribunalit të Hagës, për dyshimet për krime lufte, por u lirua si i pafajshëm.
EULEX FLETEARRESTI PER FATMIR LIMAJ
Ora 19:30- EULEX arreston 8 ish-pjesëtarë të UÇK-së, nën dyshimin për krime lufte. Fletarresti edhe për Fatmir Limajn, ish-ministër i Transportit dhe aktualisht deputet e nënkryetar i PDK-së. Limaj dyshohet për krime lufte në Kleçkë. Lajmi bëhet i ditur nga portalit Koha. net, sipas të cilit aksioni ende nuk ka perfunduar dhe po zhvillohet në disa lokalitete të Kosovës.
Policia e EULEX-it ka arrestuar disa zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, në mesin e të cilëve edhe komandantin rajonal Nexhmi Krasniqi i njohur me nofkën “Van Dami”. Lajmi është konfirmuar edhe nga zyrtarë të lartë të EULEX-it. Të arrestuarit, sipas EULEX-it, akuzohen për krime lufte.
Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës, bazuar në dyshimet e bazuara për vrasje, torturime dhe vepra tjera penale të kryera kundër civilëve shqiptarë dhe serb të Kosovës, si dhe ndaj të burgosurve të luftës në qendra të paraburgimit në Kosovë në vitin 1999.
Burime të pakonfirmuara i thanë Koha. net se ndër të arrestuarit janë edhe Refki Mazreku i mbiquajtur "Vandami", vëllai i dëshmorit nga Malisheva, Ibrahim Mazreku, si dhe Besim Shurdhaj e Behlul Limaj, po ashtu edhe katër të tjerë. Arrestimin e Refki Mazrekut e konfirmoi edhe avokati i tij, Haxhi Millaku.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se nuk kam informacione se çfarë është duke ndodhur në Prizren. “Kjo është çështje e EULEX-it dhe e Policisë”, ka thënë ai. Edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk ka dhënë ndonjë qëndrim të qeverisë, duke thënë se nuk ka ndonjë informacion rreth këtij rasti.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: EULEX, fletarresti për krime lufte ish ministrit Fatmir Limaj VIDEO: Akuzat për krime lufte, Fatmir Limaj paraqitet në Gjykatë